• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET PËR KRYETAR TË PS NË PUKË DHE VAU DEJËS/ Peza: Proçes demokratik! Opozitës ia kemi shtrirë dorën por…
Home
Intervista

ZGJEDHJET PËR KRYETAR TË PS NË PUKË DHE VAU DEJËS/ Peza: Proçes demokratik! Opozitës ia kemi shtrirë dorën por…

12 January, 2020 F.autor Intervista, Politikë

Alfred Peza i deleguari i Kryesisë së PS për Vaun e Dejes dhe Puken, pas procesit te votimit ne keto dy bashki per kryetar te deges se PS dh këtë prononcim për mediat:

Ishte një proces demokratik në bazë të vendimit të kryesisë të PS, qoftë në Pukë por edhe në Vau Dejës, ne realizuam procesin e zgjedhjes së kryetarëve të PS për bashkitë, një proces transparent dhe demokratik. Anëtarët morën pjesë në maksimumin e tyre e mbledhjes së zgjeruar të PS. Kristjan Shkreli fitoi zgjedhjet e PS Vau Dejës. Është një proces që i bën të gjithë strukturat dhe organizatat e PS që të punojnë sëbashku për etapën tjetër ku me 29 shkurt PS ka Kongresin dhe nga aty ne do zgjedhim asamblenë e re kombëtare të PS e cila më pas do zgjedh sekretariatin dhe kryesinë e re të PS dhe në këtë mënyrë përmbyllim një nga proceset më të rëndësishme të PS për t’u bërë gati për të filluar punën për fitoren e mandatit të tretë në zgjedhjet e 2021.

Çfarë ndodhi me Pukën?
Pjesëmarrja ishte shumë e lartë. Nga 51 anëtarë të asamblesë socialiste Pukë morën pjesë 47 anëtarë por në votim 23 vota fitoi kandidati dhe 24 ishin kundër dhe në këtë mënyrë për një votë kandidati i zgjedhur nga strukturat e PS në bashkinë Pukë nuk arriti për të marrë mandatin. Sipas statusit PS do të komandojë një kryetar të përkohshëm i cili do të marrë pjesë në gjithë procesin që fillon nga e para për përzgjedhjen e kryetarit të ri të PS sipas gjitha procedurave që janë ndjekur edhe në bashkitë e tjera.

Opozita pretendon se pengesa për reformën zgjedhore po vjen nga mazhoranca dhe sa shanse ka që të ketë zgjedhje normale në 2021 këtë kaos politik?
PS është më e fortë se kurrë. Ajo që është në krizë është opozita sepse për herë të parë në historinë 30 vjeçare të pluralizmit të demokracisë në Shqipëri opozita më e madhe e vendit ndodhet jashtë Parlamentit, jashtë sistemit politik dhe sistemit demokratik të vendit dhe nuk ka asnjë pushtet as qeverisjen qëndrore dhe as lokale dhe kjo e gjitha ka ardhur për shkak se lidershipi i PD dhe LSI dhe partive të tjera aleate të opozitës së bashkuar kërkuan në mënyrë artificiale të injektonin krizën e tyre në sistemin e vendit gjë që nuk e arritën për shkak se procesi i zgjedhjeve të 30 qershorit u zhvillua me sukses dhe vendi ecën përpara. Sigurisht nuk është se gjithçka shkon ashtu siç do të dëshironim të gjithë sëbashku por PS është nga ato parti që nuk thotë që ne bëjmë gjithçka shkëlqyer por ne mësojmë nga gabimet dhe jemi forca e vetme që japim garanci që vendi do vazhdojë me ritmet e rritjes së vet ekonomike por edhe të stabilitetit dhe proceseve të integrimit në Bashkimin Europian.

A po e vonon mazhoranca reformën zgjedhore siç pretendon opozita?
PS që mbas zgjedhjeve të vitit 2017 për herë të parë pas zgjedhjeve të pluralizmit shqiptar u bë partia që mbi bazën edhe të kërkesave të OSBE ODIHR por edhe të partnerëve të tjerë ndërkombëtar siç janë SHBA dhe BE ka qenë e vetmja forcë që kërkoi zhvillimin e reformës elektorale në fillim të mandatit. Do të kemi parasysh që në gjithë mandatet e tjera në 30 vitet e pluralizmit gjithmonë partitë politike janë kujtuar për të zhvilluar reformat elektorale, ligjet e reja zgjedhore në fund të mandatit. Ne i kemi bërë thirrje që në shtatorin e 2017 që të krijohej komisioni bipartizanit për reformën zgjedhore, fillimisht opozita u afrua dhe më pas u largua dhe ftesa dhe dora e shtrirë e PS dhe e mazhorancës për opozitën për të marrë pjesë jo vetëm në komisionin e reformës por edhe në tryezën e madhe të dialogut pa kushte mbetet e shtrirë. I takon opozitës nëse do i bashkohet apo s’do i bashkohet trenit të vendimarrjes për realizimin e një reforme kaq shumë të rëndësishme për Shqipërinë.

Do i merrni parasysh propozimet e opozitës që nuk është në Parlament duke qenë se shumë shpejt do i bëjnë publike siç kanë deklaruar?
Komisioni i reformës elektorale këtë radhë ndryshe nga më përpara ka 3 palë: mazhorancën, opozitën parlamentare dhe opozitën zyrtare e cila nuk ndodhet në Parlament. Pavarësisht kësaj si PD edhe LSI dhe partnerët e tyre të opozitës së bashkuar e kanë vendin e tyre në komision. Ne do të dëshironim dhe do të presim deri në fund që mund të pritet nga pikëpamja kohore për të mos e dëmtuar vendimarrjen e reformës që opozita të na bashkohet dhe nuk besojmë dhe nuk mendojmë që opozita do jetë jashtë këtij procesi por edhe nëse opozita me vullnetin e saj të lirë vendos që të mos i bashkohet procesit ne jemi të prirur për të qenë të hapur për të marrë parasysh të gjitha kërkesat racionale që opozita do bëjë në lidhje me këtë reformë.

Rritet numri i kryebashkiakëve të prekur nga ligji i dekriminalizimit, duket sikur mazhoranca nuk ka emra për të gjetur dhe shkon tek ato që e njollosin emrin e saj, është koha për një reflektim të thellë qoftë të mazhorancës por edhe politikës në tërësi sepse kjo listë nuk i bën mirë në fund të fundit as PS?
PS gjithë procesin e vendimarrjes së saj për përzgjedhjen e kandidaturave në të gjitha nivelet, gjithmonë zbaton ligjin për dekriminalizimin edhe procesi për të cilin u mblodhëm sot në bashkinë Vau Dejës për përzgjedhjen e kryetarit të ri të PS këtu por edhe në gjitha bashkitë e tjera të Shqipërisë i është nënshtruar këtij ligji të dekriminalizimit. Në momentin që PS e zhvillon këtë proces dhe secila nga kandidaturat ka një formular për të plotësuar për dekriminalizimin atëherë nëse problematikat juridike dhe penale të karakterit për të cilin ju pyetët dalin, atëherë përgjegjësia është vetëm individuale e secilit prej atyre që nuk kanë qenë as transparent as të sinqertë dhe mbi të gjitha kanë bërë një vepër të dytë penale duke mos deklaruar me koshiencë pastërtisht ashtu siç ata e kanë raportin me ligjin, me drejtësinë dhe pastërtinë e tyre juridike.

/TVChanel1

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I MBYLLI PËRFUNDIMISHT DERËN GREZDËS/ Steven Gerrard: Mbaj unë përgjegjësi për...
Previous article KORRUPSION NË NDËRTIME/ Zyrtarë e policë dalin para gjykatës. 17 arrestime në Durrës (EMRAT)

F.autor

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT