Në kuadër të zgjojeve për kreun e Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të hënë një takim me simpatizantë demokratë në qarkun e Kukësit.
Në fjalën e tij ish-kryeministri u shpreh se zgjedhjet e 22 majit për kreun e Partisë Demokratike konkludojnë një rrugë të vështirë të ndërmarrë nga Komisioni i Rithemelimit për të rikthyer opozitën e vërtetë.
Sipas Berishës kryeministri Edi Rama, bëri gjithçka për të asgjësuar Partinë Demokratike, në një përpjekje të cilën nuk e bëri as Ramiz Alia në 91-shin.
“Për realizimin e projektit të Shqipërisë me opozitë fallco. Nuk kurseu asgjë për mposhtjen përfundimtare të Partisë Demokratike.
Ai përdori të gjitha mjetet e një shteti pa ligj pa moral, të gjitha format e joshjeve, të gjitha format e presioneve. Një qëndrim të tillë nuk mbajti as diktatori i fundit shqiptar pas themelimit të partisë demokratike, Ramiz Alia. Në udhën tonë, kundër nesh u rreshtua ish-kryetari i Partisë Demokratike, por jo vetëm ai, edhe të tjerë të lidhur me 1000 fije me qeverinë prapa shpinës tuaj në kurriz tuaj bënë gjithçka që të mposhtnin përpjekjen tonë për të rithemeluar PD-në. Në krah të tyre qëndroi fuqishëm edhe mafia e George Soros, e cila kërkoi që që forcës së djathtë shqiptare t’i emërojë kryetarin. U ndala në këto rrethana vetëm për të theksuar se në çfarë kushte ne dolëm të ngrihemi. Ne ecëm pa ndalshëm dhe sot ne finalizojmë së shpejti procesin e rithemelimit të Partisë Demnokratike”. Tha Berisha.


