• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZGJEDHJET PARLAMENTARE/ Pjesëmarrja deri në orën 18:00 është rreth 41%
Home
Breaking News

ZGJEDHJET PARLAMENTARE/ Pjesëmarrja deri në orën 18:00 është rreth 41%

11 May, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prej orës 07:00, qytetarët shqiptarë në gjithë vendin po votojnë për të zgjedhur Kuvendin e ri. Procesi po vijon normalisht, pa probleme dhe votimi do të zgjasë deri në orën 19:00. Pas kësaj ore, do të mundet të votojnë vetëm ata që janë në radhë pranë qendrës së votimit.

Deri në orën 17:00, KQZ raporton se pjesëmarrja në votim ishte 38.57%.

Sipas të dhënave kjo pjesëmarrje deri në këtë orë është më e lartë se ajo e zgjedhjeve lokale të 2023, por më e ulët nga zgjedhjet parlamentare të 2021.

Shifrat e KQZ për pjesëmarrjen në votime janë marrë nga përpunimi i të dhënave nga gjysma e qendrave të votimit.

Të drejtën e votës të dielën e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori: Zgjedhësit që jetojnë brenda vendit; Zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit. 245 935 shqiptarë në diasporë u regjistruan për të votuar.

Në rang vendi, vetëm në njësinë nr. 10 dhe në bashkinë Vorë, votimi do të bëhet në mënyrë elektronike. 114,642 zgjedhës votojnë për herë të parë. 1,081 personave ju është hequr e drejta e votës, për shkak të dekriminalizimit, që nuk lejon të votojnë persona që kanë kryer një sërë krimesh të rënda.

Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme. Secili subjekt zgjedhor ka në garë 186 emra të shpërndarë sipas qarqeve. 2046 persona janë kandidatë për parlamentin e ardhshëm, për të zënë 140 karrige Kuvendore. Kësaj radhe, në asnjë qark të vendit, nuk konkurron asnjë kandidat i pavarur.

Kandidatët janë në dy grupe: lista e mbyllur, të cilët janë të privilegjuar dhe do të fitojnë të parët mandat sipas radhës që ka përcaktuar partia, dhe lista e hapur,.

Kryesocialsiti Edi Rama kërkon mandatin e katërt nën udhëheqjen e PS, ndërsa PD me aleatët, të udhëhequr nga Sali Berisha nën koalicionin “Shqipëria Madhështore” kërkojnë të rikthehen në pushtet pas 12 vitesh në opozitë. Në garë janë edhe 9 subjekte të tjera, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, ⁠Koalicioni euroatlantik i Lulzim Bashës, ⁠PSD e Tom Doshit, Shqipëria Bëhet, Lapaj-Shabani, ⁠AKSH, Elena Kocaqi, ADR, Edmond Stojku, Partia Atdheu, ⁠Mundësia – Agron Shehaj, Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”- Shehi-Alibeaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJA ME QYTETARËT NË QV E VORËS/ Nis procedimi penal për Flamur Nokën, akuzohet për kanosje të votuesve
Previous article FLORENC ÇAPJA KËRKOI LEJE QË TË VOTOJË/ Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e refuzon: Është dënuar për krim të organizuar

s.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT