• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Nga ndryshimet në qeveri te hapja e partisë, zbardhet axhenda e Asamblesë së PS
Home
Politikë

ZGJEDHJET/ Nga ndryshimet në qeveri te hapja e partisë, zbardhet axhenda e Asamblesë së PS

26 December, 2018 F.autor Politikë

Partia Socialiste pritet të kalojë në një periudhë intensive të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të qershorit 2019.

Këtyre përgatitjeve duket se u kanë shërbyer për mirë dhe protestat e studentëve dhe ato të banorëve të Unazës së Re, të cilat e vendosën maxhorancën në pozita reflektimi. Duke u njohur vetë personalisht me problematikat e ngritura nga studentët, Kryeministri Rama i ka më të qarta lëvizjet që duhet të bëjë në kabinetin e tij, lëvizje që ai vetë i kishte premtuar për të ndodhur shtatorin e kaluar.

Edhe pse këto ditë, deri në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të së premtes, do të jenë ditë të sikletshme për ministrat e tij në pritje të vendimit të Kryeministrit, mësohet se do të jenë 2-3 ministri që do të pësojnë ndryshime. Burime pranë maxhorancës shprehen se në radarin e ndryshimeve janë edhe ministri, për të cilat Kryeministri ka shprehur rezerva dhe kritika dhe në mbledhjet e mëparshme të Asamblesë Kombëtare.

Edhe pse largimi dhe emërimi i një ministri mbetet kompetencë ekskluzive e Kryeministrit, nuk përjashtohet mundësia që ministrat e rinj që pritet të vijnë në qeveri t’u përkasin profileve më shumë teknike se politike, si në rastin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Vetë Kryeministri Rama u shpreh dy ditë më parë se e ka lexuar mirë mesazhin e protestës edhe për shkak të gabimeve që qeveria ka bërë.

“Kemi bërë gabimet tona. Gabime që i bëjnë të gjithë ata që ndërtojnë, punojnë dhe që përpiqen të spostohen nga diku në diku tjetër dhe të marrin përsipër sfidat, si sfidat që ne kemi marrë përsipër, por e rëndësishme është që të mësojmë prej gabimeve dhe të shkojmë përpara. Ajo që është e sigurt, është që e kemi lexuar me shumë vëmendje dhe po e lexojmë me shumë respekt mesazhin e protestës”, tha Kryeministri Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së.

ASAMBLEJA

Mësohet se Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste që do të mblidhet më 28 dhjetor, do të nisë me fjalën e kryetarit të PS-së, Edi Rama, i cili do të bëjë një analizë të qeverisë së tij në një vit, por me fokus ngjarjet e fundit. Gjatë kësaj fjale pritet të bëhen publike dhe vendimet e tij për lëvizjet në kabinetin e tij.

Më pas, Asambleja do të hyjë në proceset organizative të PS-së, e kryesisht me hapjen e partisë për më shumë të rinj dhe gra. Mësohet se Asambleja do të miratojë një propozim për të përfshirë në çdo organizatë dhe forum të PS-së 30 për qind gra dhe 30 për qind të rinj. Edhe pse kjo përqindje është vendosur pa u kthyer në normë që kur u vendosën kriteret gjinore në listat e deputetëve dhe këshilltarëve bashkiakë, ky vendim do t’i hapë rrugë një ripërtëritje të organizatave socialiste, ku të rinjtë dhe gratë do të dominojnë organizatat me 60 për qind të tyre me prurje të reja.

Kjo duket se do jetë masa e parë për të mbyllur hendekun mes PS-së dhe qytetarëve, një nga shqetësimet e ngritura në Kryesinë socialiste dy ditë më parë e që lidhej me perceptimin e dobët të qytetarëve ndaj reformave të qeverisë dhe shkëputjes së PS-së nga qytetarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATO E JANARIT/ Pochettino nuk jep garanci për yllin e ekipit, për të...
Previous article MERKATO E JANARIT/ Barcelona nuk ka pranuar ofertën e Milanit për mesfushorin...

F.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT