• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË TURQI/ Votohet sot për Presidentin dhe parlamentin e ri
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET NË TURQI/ Votohet sot për Presidentin dhe parlamentin e ri

14 May, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Rreth 60,7 milionë qytetarë turq janë ftuar t’u drejtohen qendrave të votimit sot në Turqi, për të hedhur votën e tyre në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vendit. Jashtë vendit ishin të regjistruar 3,4 milionë votues. Në këto zgjedhje janë 4,9 milionë qytetarë që do të votojnë për herë të parë.

Gjithsej 191.884 kuti votimi janë vendosur për votuesit në mbarë vendit, të cilët do të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës nga ora 08:00 deri në ora 17:00 sipas kohës lokale. Çdo votues do të hedh dy vota, një për presidentin dhe një për parlamentarët, të cilët do të shërbejnë për një mandat 5-vjeçar.

Votuesit do të zgjedhin midis presidentit Recep Tayyip Erdoğan, i cili kërkon rizgjedhjen, kandidatit të opozitës më të madhe, Kemal Kılıçdaroğlu, dhe kandidatit Sinan Oğan. Muharrem İnce, një kandidat tjetër presidencial, u tërhoq nga gara të enjten, por sipas autoritetit zgjedhor të vendit, pavarësisht tërheqjes së tij në “minutën e fundit”, votat e hedhura për të do të pranohen si të vlefshme në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 6271.

Pavarësisht tërheqjes së tij nga gara presidenciale, partia e tij “Atdheu” mbetet në garë për ulëset në parlamentin prej 600 vendesh. Mbi 30 parti politike dhe mbi 150 kandidatë të pavarur për deputetë do të garojnë në zgjedhje. Në garë janë pesë blloqe shumëpartiake: Aleanca Popullore, Aleanca Kombëtare, Aleanca ATA, Aleanca e Punës dhe Lirisë dhe Aleanca e Unionit të Forcave Socialiste.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRIA ZGJEDH KRYEBASHKIAKËT E RINJ/ Vjen reagimi i parë nga Rama
Previous article GODITI ME GRUSHT ERION ISAIN/ Vihet në pranga 33-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT