• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË TURQI/ Si e ktheu Erdogan lojën në favor të tij, mbështetja që mori në zonat e goditura nga tërmeti
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET NË TURQI/ Si e ktheu Erdogan lojën në favor të tij, mbështetja që mori në zonat e goditura nga tërmeti

17 May, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Në Turqinë qendrore dhe lindore, Erdoganin e quajnë “njeriu ynë” dhe e ndjekin atë me besnikëri. Por pas njëzet e më shumë vitesh dominimi në skenën politike, me ekonominë e lëkundur dhe jetën e përditshme të padurueshme (pasi një pjesë e madhe e popullsisë detyrohet të punojë tre punë për të siguruar bukën e gojës), shumë besuan se fundi kishte ardhur për “mbretërimin” e Rexhep Tajip Erdogan. Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve i përgënjeshtruan ato dhe përgënjeshtruan edhe Suleiman Demirel, i cili pohoi se “nuk ka qeveri që mund të përballojë tenxheren e zbrazët”. Po pse ndodhi kjo?

Me fitoren e tij në raundin e parë të zgjedhjeve me një përqindje prej 49.5% kundrejt 44.9% të kundërshtarit të tij Kemal Kilindaroglu, Erdogan është në ‘pole position’ për votimin e 28 majit. Po, varfëria, korrupsioni dhe tërbimi pas tërmetit të 6 shkurtit që la 50,000 të vdekur, e kanë rënduar pozitën e tij. Për shembull, ai numëron dukshëm më pak votues se në vitin 2018, kur fitoi zgjedhjet presidenciale në raundin e parë. Por, ‘edhe i plagosur’, ai ecën me ajrin e favoritit, tashmë në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Shpjegimin për faktin se Erdogan sfidoi parashikimet dhe për mënyrën se si arriti ta kthente lojën, jepet nga normat, papritur të larta, të nacionalistit Sinan Ogan. Nacionalizmi është një komponent i fortë i peizazhit elektoral turk, i cili është në rritje, pjesërisht për shkak të krizës së refugjatëve sirianë. Jo rastësisht, partitë nacionaliste grumbulluan gjithsej më shumë se 22% në raundin e parë të zgjedhjeve. Dhe presidenti aktual i vendit arriti të kapitalizojë këtë trend, duke fituar përqindje gjithëpërfshirëse edhe në qytete e provinca që u shkatërruan plotësisht nga tërmeti. Premtimi i tij për të rindërtuar menjëherë 650,000 shtëpi dhe për një Turqi të fortë, mjaftoi për të bindur votuesit.

Në Kahramanmaras ai mori 72%, në Malatia 69%, në Antiyaman 66%. Ndërkohë, Kilicdaroglu, përveç mbështetjes edhe nga partitë nacionaliste, u mbështet në votën kurde, e cila shihet gjerësisht si vendimtare për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Kjo ndodhi për shkak se kreu i burgosur i Partisë Demokratike Popullore (HDP, baza e gjerë e së cilës është kurd) Selahattin Demirtas, vendosi të mos paraqiste kandidatin e tij, por të mbështeste Kilindaroglu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ "BËN NAMIN" NË ITALI/ Raportohen viktima, mbyllen shkollat
Previous article "KAM HUMBUR DISA KILE..."/ Luiz Ejlli tregon si është jeta e tij tani pas “Big Brother VIP 2”

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT