• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zgjedhjet në Turqi/ OSBE: Vazhdojmë të monitorojmë procesin pa asnjë pengesë
Home
Nderkombetare

Zgjedhjet në Turqi/ OSBE: Vazhdojmë të monitorojmë procesin pa asnjë pengesë

24 June, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Shefja e delegacionit monitorues të zgjedhjeve të byrosë së Institucioneve Demokratike dhe të Drejtave të Njeriut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ambasadorja Audrey Glover, në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Turqi, tha se nuk ka pengesa për delegacionin e OSBE-së dhe vazhdojnë të vëzhgojnë zgjedhjet në metodologjinë që kanë përdorur gjithmonë, raporton Anadolu Agency (AA).

Delegacioni ka nisur aktivitetet e monitorimit në shkollën fillore “Teğmen Kalmaz” në Ankara. Në një deklaratë për gazetarët, ambasadorja Glover, ka bërë të ditur se delegacioni ka ardhur në Turqi përmes ftesës së Ministrisë së Jashtme të Turqisë dhe se vëzhguesit afatgjatë që prej një muaji kanë vazhduar punimet në rajone të ndryshme të vendit.

“Krahas vëzhguesve afatshkurtër edhe ne ndodhemi në Turqi për të monitoruar ngjarjet e sotme në votime. Nga këtu do të shkojmë edhe në vende të tjera. Vëzhguesit në vende të ndryshme të Turqisë krahas procesit të votimit, do të monitorojnë edhe numërimin e votave, përgatitjen e procesverbaleve si dhe numërimin e votave për votimet jashtë vendit”, u shpreh Glover, duke bërë të ditur se edhe vëzhguesit e ardhur në Turqi për një afat të shkurtër do të monitorojnë ngjarjet në kutitë e votimit.

Pasi ka bërë të ditur se ata kanë punuar me Asamblenë Parlamentare të OSBE-së dhe Këshillin e Evropës, Glover tha se janë në shërbim rreth 300-330 vëzhgues.

“Nuk ka pengesa për delegacionin e OSBE-së, ne vazhdojmë të vëzhgojmë zgjedhjet në metodologjinë që ne kemi përdorur gjithmonë. Nuk kemi përjetuar ndonjë problem”, tha Glover, e cila pas deklaratave ka hyrë në qendrën e votimit dhe ka marrë informacione nga autoritetet rreth votimeve.

Për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të përgjithshme në Turqi janë me detyrë 415 vëzhgues nga 8 organizata ndërkombëtare. Vëzhguesit do të raportojnë për standardet ndërkombëtare në zgjedhje, pjesëmarrjen në zgjedhje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIAN VEHBIU/ PROTESTA PËR TEATRIN – MENDIME TË SHKARTISURA
Previous article Turpërohet Klaudia Pepa, balërinës i bie peshqiri duke kërcyer (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve Botë

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund Botë

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT