• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan, dikur shitës limonadash, sot nga njerëzit më të fuqishëm
Home
Nderkombetare

Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan, dikur shitës limonadash, sot nga njerëzit më të fuqishëm

24 June, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Sot po mbahen zgjedhjet presidenciale në Republikën e Turqisë, ku presidenti Erdogan në një anë garon përballë të gjithë të tjerëve. Nuk parashihet të jetë aq e lehtë për të, megjithëse pritet që të dalë i pari në raundin e parë.

Por, kush është në të vërtetë Rexhep Taip Erdogan përtej petkut të politikanit, fjalimeve të ashpra, dorës së hekurt dhe qëndrimeve kundërthënëse politike?

Erdogani është 64 vjeçar, i lindur në Kasimpasa të Turqisë. Babai i tij quhet Ahmet Erdogan ndërsa nëna Tenzile. Në vitin 2003, ai kishte thënë se familja e tij ishte nga Gjeorgjia, por në vitin 2014, kur popullariteti po i binte, ai deklaroi që kjo nuk ishte e vërtetë.

Fëmijërinë e tij, shkruan Periskopi, Erdogani e kaloi në Rize. Si adoleshent, ai ka thënë se ka shitur limonada dhe simite me sesam në rrugët e qytetit për të fituar para shtesë.

Në rininë e tij, Rexhepi kishte luajtur në një klub lokal në nivelin gjysëm-profesional. Fenerbahçe thuhet se kishte dashur ta transferonte, por babai i tij nuk kishte lejuar që ai të shkonte te skuadra në të cilën kishte luajtur edhe Vokrri.

Lidhja e tij me futbollin nuk mbaron këtu. Ekipi i njohur Kasimpasa, qyteti në të cilin është lindur Rexhepi, quhet aktualisht në emrin e tij: Rexhep Taip Erdogan Stadium. Te ky klub luan edhe futbollisti kosovar Loret Sadiku.

Erdogani është i martuar me Emine Gulbaranin dhe ka katër fëmijë, dy djem e dy vajza.
Derisa luante si gjysëmprofesionist futboll dhe studionte për administratë biznesi, Erdogani iu fut politikës në Unionin Studentor Kombëtar Turk, një grup antikomunist. Erdogani nga kjo periudhë filloi të shprehte një lidhje të fortë me identitetin kombëtar dhe fetar të Turqisë.

Në një protestë të partisë fundamentaliste të Mirëqenies, e shpallur kundërkushtetuese nga Gjykata Kushtetuese, ai kishte recituar një poezi të Ziya Gokalp, por duke e ndryshuar në një pjesë: “Xhamitë janë kazermat tona, kupollat janë helmetat, minaret janë bajonetat dhe besimtarët janë ushtarët tanë…” Erdogani i kishte mbajtur 4 muaj burg për këtë aktivitetin e tij kundëkushtetues para se të formonte partinë e tij më 2001.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALTEO HYSI/ Hapësira më e bukur në Europë, ose sheshi i mendjes së hapur
Previous article Roma nis spastrimet/ Mbrojtësi brazilian nxirret në merkato

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve Botë

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund Botë

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT