E ftuar në emisionin “Open” në Top Channel për të folur për temën e zgjedhjeve në SHBA, ministrja e shtetit Elisa Spiropali deklaroi se faktori determinant për këto zgjedhje ka qenë vota me postë.
“Faktori më determinant në këtë zgjedhje janë ata që kanë votuar me postë, sepse kanë qënë me Covid ose kanë pasur frikë për të mbajtur distancat edhe kanë votuar me postë.Një nga kritikat më të madhe që i është bërë nga Biden, Donald Trumpit është se si u menaxhua situata e Covid-19”, tha Spiropali.


