• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË SHBA/ Miku i shqiptarëve, Eliot Engel rizgjidhet në Kongres
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET NË SHBA/ Miku i shqiptarëve, Eliot Engel rizgjidhet në Kongres

7 November, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Kongresmeni amerikan dhe miku i shqiptarëve, Eliot Engel është rizgjedhur pa kundërshtarë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ai u rizgjodh të martën si përfaqësues i distriktit të 16 kongresional të Nju Jorkut, që përfshin pjesë të Bronxit dhe kontesë Westchester.

Engel, një demokrat, tha në një intervistë të kohëve të fundit se, këto janë ndoshta zgjedhjet më të rëndësishme në përpjekjet e partisë së tij për të fituar shumicën në Kongres, për t’iu kundërvënë politikave të presidentit republikan, Donald Trump.

“Me shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ne jo vetëm do të jemi në gjendje ta vendosim këtë president përpara përgjegjësisë, por ne mund të çojmë përpara edhe agjendën tonë progresive. Më në fund, ne mund të ngrihemi për kujdesin shëndetësor, ambientin, institucionet tona demokratike, të drejtat e emigrantëve dhe të grave, reduktimin e taksave për shtresën e mesme, etj.”, tha Engel.

Eliot Engel ka qenë anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme në Kongresin amerikan. Ai ka vizituar disa herë Shqipërinë dhe Kosovën dhe nuk ka humbur asnjëherë rastin të shprehë afrimitetin e tij për shqiptarët.

Në mënyrë të veçantë, ai ka punuar jo pak për Pavarësinë e Kosovës, e siç shkruante edhe “Washington Post” vite më parë, kauza e Kosovës është mbajtur gjallë në Uashington falë përpjekjeve të kongresmenit Engel.

Ai ka luftuar spastrimin etnik në Kosovë në vitin ’99 dhe ka lobuar në Kongres për pavarësinë e saj. Një rrugë mban emrin e tij në qytetin e Pejës, ndërsa ai ka qenë i pari zyrtar i lartë i huaj që ka folur në Parlamentin e Kosovës. Ndaj, edhe kjo fitore e tij në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, nuk mund të kalonte pa një “lumë” urimesh nga ana e përfaqësuesve politikë kosovarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRINC HARRY-T PO I BIEN FLOKËT/ Ja si do duket në moshën 50 vjeçare (FOTO)
Previous article DHUNA NË TAKIMIN TIRANA-KUKËSI/ Policia nxjerr emrat: "Kush janë 12 tifozat e ndaluar…"

Isa.Autor

Postime të ngjashme

MAROKENËT PUSHTOJNË BREGDETIN SPANJOLL/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta Botë

MAROKENËT PUSHTOJNË BREGDETIN SPANJOLL/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta

KAOS NË PORTAT E EUROPËS/ 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta Botë

KAOS NË PORTAT E EUROPËS/ 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta

MARRËVESHJE HISTORIKE/ Trump njofton se Hamasi do të dorëzojë armët Botë

MARRËVESHJE HISTORIKE/ Trump njofton se Hamasi do të dorëzojë armët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT