Mbremjen e djeshme demokratët u duk se po dorezoheshin teksa favoriti në garë dukej presidenti aktual Donald Trump.
Por me të nisur dita e sotme, duket se Biden-it dhe mbeshtetesve të tij i është rikthyer buzeqeshja pasi shfirat po flasin në emer të tij. E gjitha kjo po ndodh vetem prej 4 shteteve.
Wisconsin: Biden ia arriti një avantazhi të lehte brenda natës. Me qarqet kryesore dhe 97% të votave të numëruara, Kryetari i Partisë Demokratike të Wisconsin Ben Wikler dhe Demokratët parashikuan se kryesimi do vijonte nga Biden dhe ashtu ndodhi.
Michigan: Pasi u “zvarrit” gjithe natën në Michigan, Biden beri permbysjen e madhe të mërkurën në mëngjes. Omar Jimenez raportoi të Mërkurën në mëngjes se zyrtarët e zgjedhjeve në Michigan besojnë se do të kenë një “pamje të qartë” të rezultatit deri në fund të ditës.
Arizona: Pjesa më e madhe e votave që mbetet jashtë është nga Maricopa County, një bastion i vjetër republikan që është rritur më racionalisht dhe politikisht i larmishëm gjatë dekadës së fundit. Biden është në epërsi ndaj Trump në shtet, me 248,000 vota të parakohshme që ende nuk llogariten zyrtarisht në Maricopa.
Georgia: Ndërsa Trump mban një epërsi në shtet, pjesa më e madhe e votave që mbetet e pa numëruar vjen nga zona më e madhe metropolitane e Atlantës, kryesisht Fulton, DeKalb dhe Cobb County, tre qendrat e popullsisë ku Biden aktualisht është kryesues.
AlpeNews.al, burimi:CNN


