• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË SHBA/ Dy shtete përgatiten për rinumërim për shkak të dyshimeve për parregullsi
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET NË SHBA/ Dy shtete përgatiten për rinumërim për shkak të dyshimeve për parregullsi

9 November, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Dy shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Florida dhe Georgia, po përgatiten për rinumërim për shkak të rezultateve të ngushta në garën për Senat si dhe për shkak të akuzave mes republikanëve dhe demokratëve për prishje të qëllimshme të fletëvotimeve dhe paqartësi në përbërjen e tyre.

Kandidatët për Senat nga Florida, republikani Rick Scott dhe demokrati Bill Nelson, kishin vetëm 15 mijë vota dallim në garën mes vete dhe kjo mund ta sjellë rinumërimin. Edhe rezultatet për guvernatorë në këto dy shtete ishin pothuajse kaq të ngushta, duke e lënë të hapur mundësinë e rinumërimit. Gara për Senat u tensionua kur republikani Scott e akuzoi palën tjetër për vjedhje të votave, ndonëse nuk kishte dëshmi për një akuzë të tillë.

Përveç ketyre akuzave, dyshime janë ngritur edhe për shkak të dizajnit të ndryshëm të fletëvotimeve në rajone të ndryshme. Në disa fotografi të shpërndara të Twitter shihet se në rajonin e Browardit, emrat e kandidatëve ishin të vendosur në pjesën e poshtme të fletëvotimit, ndërsa në disa rajone tjera emrat e kandidatëve ishin të vendosur në pjesën e sipërme të fletëvotimit. Kjo ka ngjallur reagime, duke pretenduar se fletëvotimet me dizajne të ndryshme kanë mundur të shkaktojnë huti te votuesit dhe rrjedhimisht ta favorizojnë një kandidat më shumë se tjetrin.

Rezultate të ngushta u shënuan edhe në garën për Senat në shtetin e Arizonës, ku kandidatja demokrate, Kyrsten Sinema, ishte në epërsi me vetëm 9 mijë vota në një vend ku u numëruan 1.9 milionë vota. Pritet që së shpejti të merret një vendim i cili do t’i qartësojë hapat e ardhshëm për garat e ngushta mes kandidatëve, shkruan “The Guardian”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TUNA E LË DJALIN VETËM ME PATRISIN/ Shihni se çfarë i bën ai Tianit (FOTO)
Previous article MERR FUND PRITJA/ Ndryshe nga herët e tjera, zbulohet data SURPRIZË kur do jepet "Topi i Artë"

F.autor

Postime të ngjashme

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus Botë

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT