• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË SERBI/ Opozita i quan “mashtrim”, Fajon: Shoqëria është e polarizuar
Home
Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Opozita i quan “mashtrim”, Fajon: Shoqëria është e polarizuar

20 June, 2020 F.autor Rajon

Aleksandar Vuçiç pritet të zgjasë nesër mandatin e tij presidencial në Serbi, duke mbushur pjesën më të madhe të dekadës në pushtet. Presidenti i Serbisë nisi serinë e fitoreve të tij në 2012, kur Partia Progresive (SNS) u bë partnere kryesore e koalicionit qeveritar dhe ai u bë kryeministër, ndërsa pritet të fitojë dhe në zgjedhjet e nesërme. Por megjithë suksesin e tij, e kaluara e presidentit si ministër informacioni i regjimit të zymtë të Slobodan Miloseviç, do të thotë se elektorati nuk do ta pranojë kurrë si lider. Partitë opozitare thonë se kapja e pushtetit prej Vuçiç ka mbytur demokracinë e re të Serbisë. Shumë të rinj po bojkotojnë zgjedhjet e të dielës sepse nuk ekzistojnë kushtet për zgjedhje të lira e të drejta.

Dragan Djilas, ish-kryebashiak i Beogradit, tashmë lider i partisë Liri e Drejtësi, i quajti zgjedhjet e nesërme “një gënjeshtër” duke shtuar se dominimi i mediave prej partisë së Vuçiç, SNS bën që votuesit të mos dëgjojnë asgjë ndryshe. Një tjetër aktivist opozitar Dobrica Veselinovic i lëvizjes “Mos e braktisni Beogradin” tha për rrjetin BBC se “kushtet e padrejta” kanë sjellë bojkotin e zgjedhjeve nga lëvizja. “Çdo tentativë për të hapur dialog me qeverinë dështon, institucionet nuk duan të dëgjojnë atë që kërkojnë qytetarët”, tha ai. Tanja Fajon, drejtuese e delegacionit të PE për Serbinë tha për rrjetin BBC se i vjen keq për mungesën e partive të Aleancës në zgjedhje. “Është e rëndësishme të sigurohemi që pas zgjedhjeve të ketë dialog të vërtetë në Parlament, dhe të mos vijmë në situatën ku opozita është në rrugë dhe jo duke punuar në parlament”.

“Serbia është vend shumë i polarizuar, shumë njerëz të pakënaqur kanë frikë të shprehin opinionin e tyre. Nëse ke një qeveri relativisht të fortë dhe opozitë të fragmentuar, është e vështirë të kesh demokraci”, tha Fajon. Eric Gordy, specialist i Ballkanit në University College London, tha se bojkoti i pjesshëm i opozitës dëmton kredencialet demokratike të Serbisë. “Kushti i parë për zgjedhje demokratike është të kesh më shumë se një rezultat të mundshëm”, tha ai, duke shtuar se opozita gabon nëse beson se mungesa e saj do të dëmtojë legjitimitetin e zgjedhjeve. (BBC)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDIQ PASI DOLI NGA INFEKTIVI/ Reagon Ministria: Pacienti u negativizua, ndërroi jetë nga sindromi hepato-renal
Previous article TIFOZI I CELTIC/ Meta vrapon në bregdet: 26 kilometra vrap para perëndimit të diellit, nuk është e lehtë por ne mundemi…

F.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT