• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË SERBI/ Mali i Zi refuzon kërkesën e Beogradit për hapjen e tri qendrave të votimit
Home
Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Mali i Zi refuzon kërkesën e Beogradit për hapjen e tri qendrave të votimit

21 March, 2022 s.autor Rajon

Ministria e Jashtme e Malit të Zi refuzoi kërkesën e ambasadës serbe në Mal të Zi për hapjen e tre qendrave të votimit për zgjedhjet e 3 prillit në Serbi.

Vendimi u njoftua nga kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç, pas kritikave të ashpra kundër tij nga partitë pro-serbe në Mal të Zi dhe nga zyrtarët e lartë të Beogradit.

Sipas një njoftimi të lëshuar të hënën nga zyra e kryeministrit Krivokapiç, Ministria e Jashtme malazeze kishte vendosur të refuzonte kërkesën e ambasadës serbe pa e njoftuar kryeministrin dhe shumicën e ministrave në qeveri.

Ata thanë se qeveria e udhëhequr nga zoti Krivokapiç, nuk ka marrë vendim për hapjen e qendrave të votimit në Mal të Zi, ku do të votonin qytetarët serbë që aktualisht jetojnë në vend.

“Vendimi i Ministrisë së Jashtme për të refuzuar kërkesën e Ambasadës së Republikës së Serbisë për hapjen e qendrave të votimit në Berane, Sutomore dhe Budva, për procesin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, parlamentare dhe lokale që pritet të mbahen më 3 prill në Serbi, është bërë nga ministri i jashtëm, Gjorgje Raduloviç”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit.

Partia pro-serbe, Fronti Demokratik kritikoi kryeministrin Zdravko Krivokapiç dhe ministrin Gjorgje Raduloviç për vendimin, duke thënë se ata po mundohen të pengojnë qytetarët serbë që jetojnë në këto komuna të marrin pjesë në zgjedhje.

“Ky është një vazhdim i politikës antiserbe. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse kemi parasysh se, ditë më parë, zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, grurë dhe misër. Poashtu duhet kujtuar se vaksinat e para kundër COVID-19 kanë ardhur pikërisht nga Serbia, me pëlqimin dhe vullnetin e mirë të presidentit të Serbisë”,thuhet në deklaratë të Frontit Demokratik.

Ndërkohë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq paralajmëroi në lidhje me këtë se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare “Mali i Zi do të marrë përgjigjen e Serbisë të martën, që do të jetë me pasoja të gjera”./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Mbi 8 mijë ukrainas u evakuuan sot përmes korridoreve humanitare
Previous article BOMBARDIMET RUSE/ Vendoset shtetrrethimi në Kiev, pritet të zgjasë deri të mërkurën

s.autor

Postime të ngjashme

E ZHYTUR NË KRIZË INSTITUCIONALE/ Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja Rajon

E ZHYTUR NË KRIZË INSTITUCIONALE/ Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

ÇFARË NDODHI? Kryeministri grek Mitsotakis përfshihet në aksident, rëzohet nga biçikleta dhe përfundon në spital Rajon

ÇFARË NDODHI? Kryeministri grek Mitsotakis përfshihet në aksident, rëzohet nga biçikleta dhe përfundon në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT