• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË PD/ Nuk dorëzohet Nishani: “Grupi për PD” do të vijojë betejën kundër Bashës
Home
Politikë

ZGJEDHJET NË PD/ Nuk dorëzohet Nishani: “Grupi për PD” do të vijojë betejën kundër Bashës

14 June, 2021 F.autor Politikë

“Më shumë se kurrë më parë, sot është koha e thënies së të vërtetave. Të vërtetat mund të mos i pëlqejnë një pjese, mund të duken të hidhura, por PD ka prekur një cak fundor ku jo vetëm se nuk ka se çfarë të humbasë me tej përveç faktit të një ringritje të shpejtë, me themel të gjërave, por kjo ringritje mund të bëhet vetëm nga identifikimi dhe thënia e të vërtetave. Nëse vazhdojmë gënjejmë veten dhe të tjerët, jo vetëm që nuk kemi ndihmuar PD-në, por s’kemi ndihmuar as Shqipërinë dhe as dinjitetin tonë personal”.

Kështu u shpreh në Ditarin e orës 13:00 Bujar Nishani, kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, teksa foli për zgjedhjet e mbajtura një ditë më parë për kryetarin e kësaj partie.

Por kush është e vërteta e PD në këtë moment, sipas Bujar Nishanit? “Për herë të parë që nga themelimi, PD do të mbetet për 3 mandate në opozitë. PD nuk ka pasur asnjëherë rastin të jetë kaq e rrëgjuar në numra elektoralë, të jetë kaq e mbyllur në komunikimin brenda vetes së saj, të jetë kaq e pabesueshme për opinionin publik. PD nuk ka pasur kurrë ditë më të keqe nga pikëpamja e organizimit dhe besimit që PD ka te opinioni publik. Këto janë gjëra shumë të rëndë, të cilat kërkojnë një përmbysje radikale të mënyrës së drejtimit të deritanishëm”, tha Nishani.

“PD kishte nevojë që të shkonte në mënyrë të relaksuar, në mënyrë të hapur për një analizë të madhe tek anëtarësia. Ndoshta shtatori mund të ishte periudha më e mirë, pasi edhe njerëzit do të ishin pak më të relaksuar, por edhe të ishin lehtësuar pak nga shoku psikologjik që pësuan nga rezultati i 25 prillit. Duhet të kishte një analizë të detajuar. Kjo u pamundësua, u retushua dhe u kalua në një proces i paragjykuar dhe përfshiu pakicën e anëtarësisë, pasi shumica e bojkotoi. Prandaj them se jemi në një situatë të keqe si kurrë më parë”.

Por çfarë do të ndodhë në vazhdim me “grupin për PD”, të krijuar para zgjedhjeve për kryetarin e partisë?

“Basha nuk përfaqëson sot vullnetin e anëtarësisë së PD, pasi ishte një garë pa garë, një maskaradë. Një njeri përcakton datën e zgjedhjeve, komisionerët, i vetëm përdor fondet në fushatë. E vetmja përgjegjësi e jona është se nuk e kemi ngritur zërin më fortë përpara. Kryesia është e zgjedhur sot nominalisht nga një listë që e harton vetëm kryetari i partisë. Grupi për PD do të vazhdojë të kontaktojë, të përçojë, me anëtarësinë të të gjithë shqetësimet që ka. Këtu nuk bëhet fjalë për parti tjetër, por një grup kolegësh, një grup që ka unifikuar shqetësimin e tij dhe i tillë do të vazhdojë dhe në të ardhmen, por nuk bëhet fjalë për të krijuar fraksion”, tha Nishani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKËLQEU NË SUPERIORE ME KASTRIOTIN/ Ylli De Silva drejt largimit. Në drejtim të tij kanë mbërritur katër oferta
Previous article ZGJEDHJET NË PD/ Gjana jep shifrat, Lulzim Basha shpallet zyrtarisht fitues

F.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet Politikë

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët Politikë

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT