• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË PD/ Imami: Do nxjerrim kandidatin të enjten. Komisioni “Gjana” i kapur nga…
Home
Intervista

ZGJEDHJET NË PD/ Imami: Do nxjerrim kandidatin të enjten. Komisioni “Gjana” i kapur nga…

18 May, 2021 F.autor Intervista, Politikë

Anëtari I PD dhe pjesë e grupit “Për PD” që kërkon largimin e Bashës, Arben Imami nuk ka kursyer akuzat për Jemin Gjanën i vendosur si kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve në PD për garën për kreun e partisë më 13 qershor.

Imami tha se ai është i njëanshëm dhe se nuk duhet të ishte në krye të këtij komisioni, pasi kjo tregon qartë se komisioni është i kapur nga Basha dhe dihet se si do të shkojë gara, ndërsa shtoi se në ngritjen e komisionit duhet të merrnin pjesë të gjitha palët dhe të jepnin propozimet e tyre për anëtarët.

Në emisionin “Repoltix”, Imami tha se kjo garë nuk është e hapur dhe se vendimi për vendosjen e datës së zgjedhjeve ishte i nxituar dhe i paarsyetuar. Imami tha se kjo u bë për qëllim se Basha e do që kandidatëve që do të garojnë do u duhet kohë t’u drejtohen strukturave të PD dhe ua mohoi këtë gjë që të kishte karrigen e tij të sigurt. Imami renditi një seri arsyesh se pse vendimi për zgjedhjet më 13 qershor u morr me shpejtësi dhe pa pritur asnjë lloj propozimi.

“Kjo garë nuk është  hapur dhe e ndershme. Sikundër ka një reagim të përgjithshëm, veprimi qe i njëanshëm dhe veprimi ishte një nxitim i pajustifikuar , i pamotivuar dhe i paarsyetuar dhe i marrë me një shpejtësi të madhe i argumentuar nga Basha si vendim i marrë nga sekretari i përgjithshëm dhe kjo e legjitimonte. Nëse kryetari i partisë është në kontakt me degët e partisë, konkurrentët e tij kanë nevojë për kohë për të filluar dhe vendosur kontakte. Shkurtimi i kësaj kohe tregon se zotëria nuk kërkon që të gjitha palët të kenë një akses normal në zgjedhje. Përveç kohës, në parti pas një humbje të tillë duhen disa palë që të paraqiten, që të bëhen zgjedhje të pranueshme nuk duhet vetëm të shpallësh datën, por duhet edhe një komision zgjedhor që të jetë i paanshëm, dhe nuk ramë dakord me Jemin Gjanën, me të s’ka njërin botë që të bie dakord jo më unë. Normalisht bëhen propozime dhe nuk mund të ketë zgjedhje të hapura dhe të pranueshme me një komision që është i Lulzim Bashës. Kryetari i komisionit para dy ditësh ka sulmuar dy anëtarë të grupit tonë publikisht. Pra është komision i njëanshëm. pra kryetar është një person pro Bashës dhe jo nuk shkon”, tha Imami.

Imami bëri të ditur se të enjten gripi “për PD” do të shpall kandidaturën e saj për kryetar të PD, ndërsa shtoi se Basha nuk gëzon më besim, por manovrat që ai bën brenda partisë tregon se gara nuk do të jetë e drejtë dhe e hapur, edhe pse ky grup do e bëj betejën e saj deri në fund.

“Kriteret për të qenë kandidat nuk mund të interpretohen në një mënyrë ose tjetër i japin dhe i japin të drejtën kryetarit të partisë që të përcaktojë se kush do të jenë kandidatët që do të garojë. Lista e anëtarëve është gjithashtu një problem. Një pjesë e madhe e anëtarësisë ka pushuar se qeni e angazhuar për shkak të Lulzim Bashës. Çfarëdo që të bëjë Basha ky nuk gëzon dot më besim. Pasnesër paradite  do të tregojmë kandidatin tonë. Ne e kemi relativisht të mbyllur idenë se cili do të jetë kandidat, mund të jetë më shumë se një. Po konsultohemi  dhe po përpiqemi të nxjerrim një kandidat kolegjial”, tha Imami.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET SKEMA/ Si udhëtuan 400 kg kokainë nga Brazili në Shqipëri
Previous article DARKA NË BRUKSEL/ Rama poston PAMJET, ja liderët e pranishëm

F.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT