Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partise Demokratike do të mbahen me 13 qershor.
Gara prej disa ditesh ka nisur zyrtarisht dhe siç ka ndodhur vitet e fundit, një tjeter “beteje” e rendesishme është edhe ajo e rrjeteve sociale, shkruan AlpeNews.al
Kryetari aktual i PD, Lulzim Basha ka numrin me te lartë të ndjekësve prej 610 mije ndjekes teksa vihet re një renie në numrin e pëlqimeve.
Fill pas tij, vjen kandidati Agron Shehaj i cili numëron 99 mije ndjekës dhe ka numër te lartë pelqimesh ne postet e tij, gjate takimeve qytet më qytet.
Disa prej tyre shpeshherë barazojnë apo edhe kalojnë postimet e Lulzim Bashës, pershembull në rastet kur janë mbi 3K.
Dy kandidatët e tjerë në garë, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli janë larg shifrave të lartpermendura por duhet theksuar se të dy janë bere pjesë aktive e rrjetit “Facebook” pas shpalljes së kandidimit.
Edith Harxhi ka vetëm 871 ndjekës dhe pervec “paget” të saj, poston shpeshherë edhe tek profili me mbi 5000 miq.
Ndërsa, Fatbardh Kadilli numëron 1200 ndjekës dhe kryesisht poston aktivitetet dhe takimet e tij gjatë ditës.
AlpeNews.al











