• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË MAQEDONINË E VERIUT/ Flasin vëzhguesit ndërkombëtarë
Home
Rajon

ZGJEDHJET NË MAQEDONINË E VERIUT/ Flasin vëzhguesit ndërkombëtarë

23 April, 2019 F.autor Rajon

Vëzhguesit ndërkombëtarë konstatuan se dita e zgjedhjeve presidenciale dje në Maqedoninë e Veriut ishte e qetë, transparente dhe në përgjithësi e zhvilluar në mënyrë pozitive. Por ata vrejtën nga ana tjetër, disa probleme teknike, të cilat nuk i theksuan aq sa për t’i dhënë një imazh jo të mirë procesit.

Vëzhguesit vunë në dukje liritë e kandidatëve dhe të votuesve dhe punën kryesisht të mirë të medias në fushatë. Ata lanë të kuptohohej se zgjedhjet ishin të administruara mirë.

Shefja e Misionit të ODIHR-it, Korien Jonker tha se procesi tregoi se sa shumë mund të arrihet kur ekziston vullneti i vëretë politik.

“Është mirë të shikohet atmosefra e qetë në këto zgjedhje dhe procesi në përgjithësi që Maqedonia e Veriut e realizoi në zgjedhje”, tha ajo.

Ndërkohë, shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE-së Sereine Mauborgne tha se mosfuknksionimi teknik i sistemit të teknologjisë informatike të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve paraqet një çështje për sigurinë e teknologjisë informatike, ndërsa nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të lirë të fushatës nga kandidatët.

Vëzhguesit vlerësojnë se transmetuesi publik u ka siguruar mbulim të paanshëm të kandidatëve dhe media përgjithësisht ka paraqitur një shumëllojshmëri të informatave për konkurentët për president.

Ndërkohë, pati vërejtje për përjashtimin automatik të votuesve në bazë të vlefshmërisë së dokumenteve të tyre gjë që pengoi ushtrimin e të drejtës së votës për 11 mijë qytetarë. Vëzhguesit ndërkombëtarë do të mbikëqyrin nga afër edhe balotazhin e 5 majit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Historia/ E njohu në GAZETË, gruaja: Ish-burri asnjë LEKË djalit (VIDEO)
Previous article MEDIAT E HUAJA "ÇMENDIN" CR7/ Zbulohen ish-të dashurit e Georginas (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate! Rajon

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate!

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT