Një përplasje midis dy vëzhguesve ka ndodhur në qendrën e votimit në Shkollën “Azem Bejta” në Prekaz të Epërm.
Vëzhguesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Munishi dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, Kushtrim Fazliu janë konfliktuar me njëri tjetrin.
Munishi ka deklaruar se e ka sulmuar i pari Faziu dhe ky ia ka kthyer me të njëjtën monedhë.
“Bexhin e pata në rregull, ma këputi edhe më piskati më tha dil jashtë, edhe unë ja kputa me ra i pari, i rash edhe une”,- ka thënë Munishi për Kallxo.com.
Nga ana tjetër, Fazliu e ka mohuar incidentin, ndërsa ka thënë që akoma nuk është marrë në pyetje nga policia.