• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Kurti: Jemi dakord, por bandat e dhunshme duhet të kthehen në Serbi, ose do arrestohen te ne
Home
Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Kurti: Jemi dakord, por bandat e dhunshme duhet të kthehen në Serbi, ose do arrestohen te ne

3 June, 2023 s.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pajtohet për zgjedhje të parakohshme në veri të Kosovës, por së pari, ka thënë ai, duhet që bandat e mbështetura nga Beogradi të kthehen në Serbi ose të arrestohen në Kosovë.

Në një intervistë për televizionin amerikan NBC, Kurti ka thënë se detajet për zgjedhjet e reja do të diskutohen me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe të dërguariN e posaçëm të SHBA-së për Ballkan Gabriel Escobar, të cilët pritet ta vizitojnë Kosovën në javën e ardhshme.

“Nuk e mohoj mundësinë për për zgjedhje të reja, por drejtësinë së pari duhet ta vendosim në vend. Njëherë duhet të dalin para drejtësisë bandat në veri. Për de-eskalim, bandat e dhunshme duhet ose të kthehen në Serbi ose të arrestohen në Kosovë dhe pastaj mund të kemi zgjedhje të parakohshme”, ka thënë kryeministri Kurti, transmeton Gazeta Express.

“Javën e ardhshme, Lajçak dhe Escobar do të vijnë në Kosovë dhe ne do t’i diskutojmë detajet. Edhe unë besoj në zgjedhje të parakohshme, por na duhen edhe rendi e ligji së pari”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se kryetarët shqiptarë që kanë fituar në komunat veriore kanë legjitimitet të ulët, por ka thënë se ata janë të ligjshëm.

“Kryetarët që kanë fituar komunat, kanë legjitmitet të ulët për shkak të pjesëmarrjes së ulët. Ne kemi ftuar qytetarët për të votuar, por Beogradi i ka shantazhuar. Duhet ta ndalojmë Beogradin që të mos i bullizojë serbët e Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Serbisë, e veçanërisht Rusisë, i pengon që Kosova të ketë sukses si shtet.

“Rusia nuk do që Kosova të ketë sukses si shtet, sepse ne jemi një storie suksesi e NATO-s. Nuk jemi një shtet i madh, por jemi shembull i mirë se si demokracia dhe ekonomia mund të rriten së bashku”, ka deklaruar ai.

I pyetur nga gazetari Chuck Todd nëse forcat policore të Kosovës kanë përdorur dhunë të tepruar, Kurti ka thënë se kjo gjë nuk mund të dëshmohet, ngase Policia e Kosovës është forcë profesionale e trajnuar për vite nga SHBA.

“Nuk ka asnjë provë që Policia e Kosovës është sjellur në mënyrë të gabuar. Ata janë trajnuar për 20 vite nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në anën tjetër kemi bandat, që janë këtu për ta destabilizuar Kosovën”, ka thënë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI SURPRIZUES/ Sergio Ramos largohet nga PSG-ja: Do të përballem me sfida të reja
Previous article LUFTA/ Ukraina rrëzon mbi 30 raketa dhe dronë në hapësirën e saj ajrore

s.autor

Postime të ngjashme

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake Rajon

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT