Presidenti i Republikës Autonome Serbe të Bosnjës ka akuzuar Ambasadën e SHBA në Sarajevë për përdorimin e agjencisë së saj të zhvillimit për të ndërhyrë në procesin zgjedhor të vendit ballkanik, një akuzë kjo sipas ambasada si një teori konspirative “e egër“.
Milorad Dodik tha se Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po zbaton programin e saj të ndihmës përmes organizatave joqeveritare për të fshehur atë që ai tha ishte axhenda e vërtetë e saj për të kundërshtuar ndikimin rus në rajon.
“Me qëllim që të ndërhyjë drejtpërdrejt në çështjet e brendshme të Republikës Serbe dhe Bosnje, USAID … përpiqet të shmangë të gjitha institucionet dhe të japë fonde nën mbulimin e luftës së pretenduar kundër krimit dhe korrupsionit“, tha Dodik.
Dodik, një kritik i Perëndimit dhe ka lidhje të ngushta me Rusinë, akuzoi qeverinë qendrore të Bosnjes për të konspiruar me USAID në këtë çështje dhe tha se OJQ-të në Republikën Serbe që marrin fonde nga USAID do të hetohen.
Bosnja është e ndarë në një Republikë Serbe dhe një entitet për popullsinë myslimane boshnjake dhe kroate, të cilat janë të lidhura nëpërmjet një qeverisjeje të dobët qendrore.
Ambasada e SHBA hodhi poshtë akuzat e Dodik. Ambasada tha se ishte ende duke negociuar me programet e qeverisë qendrore të Bosnjës me një vlerë totale prej 8 milionë dollarësh për të ndihmuar në luftimin e marrjes së ryshfetit dhe akuzoi Dodik për përpjekjen për të mashtruar publikun dhe për të frikësuar partnerët e USAID-it.
Kryeministri i Bosnjes Denis Zvizdiç hodhi poshtë gjithashtu akuzat e Dodik, duke thënë se programet e pranuara nga Këshilli i Ministrave ishin vetëm në një fazë fillestare dhe nuk mund të ndikojnë në procesin zgjedhor.
Dodik, i cili është vendosur në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara, shpesh ka akuzuar qeveritë perëndimore për të qenë të njëanshëm ndaj serbëve.
Analistët politikë thanë se retorika e Dodik tregoi se ai kishte filluar fushatën e hershme për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Bosnjës më 7 tetor. Ai planifikon të kandidojë për selinë e serbëve në presidencën trepalëshe ndëretnike të Bosnjes.
Muajin e kaluar, Dodik akuzoi gjithashtu Britaninë për dërgimin e specialistëve të inteligjencës në Bosnje për të ndërhyrë në fushatën zgjedhore. Britania tha se ai ishte “duke shpikur kërcënime të rreme” si pjesë e fushatës së tij zgjedhore.