Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka reaguar pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit, ku ju ka bërë thirrje kandidatëve për deputetë që të mos supozojnë rezultatet, por të pranojnë gjykimin e votuesve.
“Votuesit në Shqipëri dolën me forcë të plotë për të shprehur vullnetin e tyre. Zgjedhjet dhe autoritetet e zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës. Kandidatët dhe udhëheqësit, gjithashtu, kanë detyrën e tyre: Të mos supozojnë rezultate, por të pranojnë gjykimin e votuesve kur përfundon numërimi.” shkruan ambasadorja Kim.


