Policia e Fierit ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili ka kërcënuar se do të digjte kutitë e votimit në një fshat. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 19:10. Burime zyrtare nga është marrë njoftim se shtetasi Mikel Postolli, banues në fshatin Havaleas, ka shkuar në kishën e fshatit Agim dhe ka hedhur në oborrin e jashtëm të saj një shishe me molotov, e cila ka shpërthyer dhe për pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.
Më pas është larguar dhe në rrugën kryesore të fshatit Agim, në afërsi të qendrës së votimit ka bërë thirrje duke sharë të gjitha subjektet politike duke kërcënuar se do digjte kutitë e votimit.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Fier te personit ne fjale.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre shishe molotov, dy mjete prerëse (sëpatë dhe thikë) dhe libra të një sekti fetar të cilat i kishte me vete në një çantë. Po kryhen veprimet procedurale hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


