Në respektim të afatave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe vendimet e KQZ-së, ditën e sotme Partia Socialiste e Shqipërisë ka dorëzuar pranë KQZ-së, listën e kandidatëve për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve për zgjedhjet e pushtetit vendor.”
Lajmin e ka bërë të ditur Kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti, e cila përmes një postimi në facebook, thekson se 30 Qershori është sfida e radhës dhe se PS do të jetë aty me vëmendjen tek njerëzit për të përmirësuar çdo ditë e më shumë projektin e madh për “Shqipërinë që duam”.
“Familja jonë e madhe vazhdon rrugën e saj duke respektuar kontratën me qytetarët.
Organizimi ynë është përqëndruar drejtpërdrejt në vëmendje ndaj njerëzve dhe çdo strukture socialiste që siguron përfaqësimin e tyre.
Nga çdo tur takimesh për Bashkinë që Duam, ne vazhdojmë të ritheksojmë se jemi të distancuar nga çdo kompromis, që del në kundërshtim me zgjedhjen dhe votën e qytetarëve, duke vazhduar sfidën e përmirësimit të vetvetes.
Në respektim të afatave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe vendimet e KQZ-së, ditën e sotme Partia Socialiste e Shqipërisë ka dorëzuar pranë KQZ-së, listën e kandidatëve për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve për zgjedhjet e pushtetit vendor.
30 Qershori është sfida jonë e radhës dhe ne do të jemi aty me vëmendjen tek njerëzit për të përmirësuar çdo ditë e më shumë projektin e madh për Shqipërinë që duam”, shkruan Blerina Gjylameti.