• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET LOKALE NË RUSI/ Kompanisë google i kërkohet të mos ndërhyjë
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET LOKALE NË RUSI/ Kompanisë google i kërkohet të mos ndërhyjë

5 September, 2018 enxhi.autor Botë, Nderkombetare

Zyrtarët rusë kanë thënë të kenë paralajmëruar gjigantin amerikan të internetit, Google kundër “ndërhyrjes” në zgjedhjet lokale të planifikuara për këtë weekend, me arsyetimin se po i lejon armikut të Kremlinit, Aleksei Navalny të postojë video duke bërë thirrje për protesta masive në YouTube.

Përfaqësuesit e Komisionit Zgjedhor në Rusi, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe vëzhgues shtetërorë në internet kanë diskutuar për pakënaqësitë e tyre kundër kompanisë Google, pjesë e së cilës është edhe YouTube, gjatë një seance në Dhomën e Ulët të parlamentit rus.

Zyrtarët kanë pretenduar se Navalny përdor YouTube për të shpërndarë informacion që është “joligjor” në Rusi dhe kanë paralajmëruar se kompania Google mund të ndiqet penalisht nëse nuk vepron për të ndalur këta hapa.

Navalny ka përdorur kanalin e tij në këtë platformë për t’iu bërë thirrje rusëve që të protestojnë kundër reformave për pensione më 9 shtator, ditën e njëjtë kur disa rajone ruse dhe Moska zgjedhin zyrtarët lokalë dhe ata rajonalë.

Ky paralajmërim ndaj Google prej zyrtarëve rusë ka ardhur në kohën kur Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione kundër Qeverisë Ruse, pas dyshimeve se e njëjta ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËVDATA PËR "PLESHTIN"/ Suarez: Messi meriton më shumë trofe të Ligës së Kampionëve
Previous article Dy vjet më parë u bë shenjtërimi i humanistes shqiptare Nënë Tereza

enxhi.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT