• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET LIVE/ Numërimi i votave, ja kush KRYESON garën. Mbyllet votimi në disa qendra (RENDITJA)
Home
Politikë

ZGJEDHJET LIVE/ Numërimi i votave, ja kush KRYESON garën. Mbyllet votimi në disa qendra (RENDITJA)

12 May, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Vijon prej orësh procesi i numërimit të votave në për zgjedhjet e 11 majit dhe rezultatet parapake tregojnë se shqiptarët i kanë besuar sërish kryeministrit Edi Rama një mandat të katërt. Procesi i votimit që vijon prej orësh, tregon se Edi Rama po vijon i sigurt drejt mandatit të katërt me 52.7% të votave, që deri më tani përkthehet në 83 mandate. Deri më tani janë numëruar 60% e Qendrave të Votimit, ose 3192 nga 5225 në total.Rezultatet paraprake tregojnë një rënie drastike të PD dhe aleatëve pothuajse në gjithë vendin, madje socialistët kanë përmbysur rezultatin deri më tani edhe në Dibër e Lezhë. Berisha renditet forcë e dytë, me 34% të votave ose 51 mandate, nga 63 në vitin 2021 (59 të PD dhe 4 të LSI).

 

Partia Socialdemokrate ka marrë 3.7% dhe siguron 3 mandate, njëjtë si në2021. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 3.5% dhe merr 1 mandat. Partia Mundësia me 2.8%, që i përkthehet në 1 mandat. Po ashtu, edhe Lëvizja Bashkë me 1.3% dhe merr 1 mandat. Forcat e tjera politike: Partia Koalicioni Euroatlantik me 1.2%, Koalicioni Djathtas për Zhvillim me 0.4%, Partia Aleanca Demokracia e Re me 0.1%, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare me 0.2% dhe Lëvizja Atdheu me 0.1%.

 

MINUTË PAS MINUTE
Ora 22:00/ Ka përfunduar numërimi i votave në Kukës.PD-ASHM siguroi 18,934 vota ose e konvertuar në përqindje 52,95 %. E dyta renditet PS me 10,970 vota, e treta PSD me 5061 vota. Ndërkohë Partia Mundësia arriti të sigurojë 241 vota.

Ora 20:40/ Është mbyllur procesi i numërimit në bashkinë e Librazhdit, ku nga rezultati i dalë në 55 kutitë e votimit vërehet një diferencë e thellë mes PS dhe PD.Partia Socialiste ka fituar në këtë bashki 9 253 vota, ndërsa PD ka siguruar vetëm 3374 vota.

Ora 19:51/ Është mbyllur numërimi i kutive të votimit në Shijak. Sipas rezultateve Partia Socialiste udhëheq me mbi 2 mijë vota.Partia Socialiste ka marrë rreth 2 mijë vota më shumë se Partia Demokratike. Menjëherë pas numërimit të votës së fundit, socialistët kanë shpërthyer në festë.

Ora 19:01/ Vijojnë vonesat me procesin e numërimit në disa KZAZ të vendit.Së fundmi është mësuar se Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve në Maliq ka ndërprerë procesin e numërimit.Shkak për këtë është bërë një kërkesë e numëruesve, të cilët deklarojnë se janë të lodhur dhe duan që ta rifillojnë punën nesër.

Ora 18:03/ Me 2627 kuti votimi të numëruara nga 5225 gjithsej, panorama elektorale e Shqipërisë pas zgjedhjeve të së dielës ka filluar të qartësohet. Partia Socialiste ka marrë një avantazh të konsiderueshëm kundrejt Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj të ri, ndërkohë që forcat e reja politike po surprizojnë me mbështetjen e marrë.
Ora 18:00/ Në Lezhë janë numëruar 103 qendra votimi nga 245 në total, ku kryeson PS me 11,846 vota ose 44.9%, ndërsa e dyta renditet PD-ASHM me 11,398 vota, ose 43.3%. Një garë e ngushtë mes dy forcave kryesore, nga ku do të vendoset se cila nga subjektet kryesore do të marrë mandatin e katërt në këtë qark, pasi partitë e tjera duken të pamundura për të marrë mandat në këtë qark.
Ora 16-28/ Në qarkun e Elbasanit vijon numërimi i votave, teksa tashmë janë përfunduar 288 kuti nga 508 që janë në total.Nga rezultati i deritanishëm, kryeson Partia Socialiste, e cila ka arritur të marrë 61.3% të votave, 45,408 vota. Koalicioni PD-ASHM është renditur i dyti me 28.8% të votave, 21,381 vota. Forcë e tretë në këtë qark është Koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet”, e cila ka siguruar 3.6% të votave apo 2,637 vota.
Ora 14:07/ Partia Demokratike ka arritur të fitojë në njësinë administrative Fushë-Krujë.Në këtë njësi të Bashkisë së Krujës, demokratët numëruan 5097 vota në 30 QV. Nga ana tjetër, Partia Socialiste arriti vetëm 4642 vota.Edhe në këtë bashki, koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet” renditet e treta me 118 vota, e ndjekur nga pas nga Partia Mundësia me 114 vota.
Ora 13:00/ Ka përfunduar numërimi i votave edhe në bashkinë e Libohovës, ku Partia Socialiste ka arritur të fitojë.Të majtët kanë marrë 1231 vota, ose 56.86%, teksa Partia Demokratike renditet e dyta me 768 vota, ose 35.47%.Si forcë e tretë renditet koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet”, me 105 vota ose 4.85%. Ndërkohë, Partia Mundësia ka marrë 28 vota.
Ora 12:51/ Ka përfunduar numërimi i votave edhe në bashkinë Memaliaj, ku Partia Socialiste është shpallur fituese.Të majtët kanë marrë 3003 vota ose 63.66%, teksa Partia Demokratike renditet e dyta me 1444 vota, ose 30.61%.Si forcë e tretë renditet koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet”, me 79 vota ose 1.67%. Ndërkohë, Partia Mundësia ka marrë 47 vota.  Edhe Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka arritur të marrë 54 vota, ose 1.14%.
Ora 12:12/ Ka përfunduar numërimi i votave edhe në bashkinë Kolonjë, të qarkut Korçë.Ashtu siç pritej, Partia Socialiste ka arritur të shpallet fituese, teksa ka marrë 3733 vota, ose 64.38%. Pas saj renditet Partia Demokratike, e cila ka arritur të marrë 1664 vota, ose 28.70%.Forcë e tretë dhe në këtë bashki është koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet”, që ka marrë 124 vota, ose 2.14%.

Ora:12:10/ Tashmë është publikuar edhe rezultati i njësisë numër 10 në Tiranë aty ku votimi u bë në mënyrë elektronike.

Në rezultatet përfundimtare, PS-ja ka arritur të marrë 5304 vota, duke u pasuar nga PD-ja me 3498 vota. Një numër të konsiderueshme ka marrë Partia Mundësia, me një total prej 694 votash.

Ora 11:54/ Në Lezhë janë numëruar 86 qendra votimi nga 245 ne total, ku kryeson PS me  10,489 vota ose 45.4%, ndërsa e dyta renditet PD-ASHM me 9,948 vota ose 43.1%.E treta renditet Shqipëria Bëhet me 1.176 ose 5.1% të votave.

Ora 11:33/ Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në bashkinë Himarë.Partia Socialiste ka fituar bindshëm përballë Partisë Demokratike, teksa ka siguruar mbi 50% të votave, kundrejt PD, e cila ka marrë 39.05%.

Ndërkohë, sa i përket partive të tjera, koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet” 358 vota ose 5.74% të votave. “Lëvizja Bashkë” 58 vota, “Lëvizja Atdheu” 7 vota, Partia “Koalicioni Euroatlantik” 10 vota, Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare” 20 vota, Partia “Aleanca Demokracia e Re” 8 vota dhe koalicioni “Djathtas për Zhvillim” 21 vota.

0ra 10:30/ Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare për qarkun e Tiranës tregojnë se Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) mban epërsinë me 45,727 vota ose 47.7% të totalit, duke fituar për momentin 19 mandate. Krahasuar me vitin 2021, PS ka pësuar një rënie të lehtë prej -0.6% nga 48.4% dhe 18 mandate të siguruara atëherë.Koalicioni Partia Demokratike – ASHM renditet i dyti me 33,556 vota ose 35% të totalit dhe ka siguruar 14 mandate. PD ka pësuar një rënie prej -10.4% në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kur kishte marrë 45.4% dhe 17 mandate.

KQZ ende nuk ka shpallur rezultatin e Vorës dhe njësisë numër 10 në Tiranë ku u votua në mënyrë elektronike, por burime bëjnë me dije se PS  ka korrur fitoren në Vorë me 8010 vota. Më i votuari nga radhët e socialistëve ka dalë kandidati i listës së Hapur Blendi Gonxhja me 4 794 vota personale.

Sa i takon partive të tjera, për rezultati paraprak të gjithë qarkut të Tiranës: Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 3,013 vota (3.1%) – 1 mandat

Partia Mundësia me 4,750 vota (5.0%) – 1 mandat

Partia Socialdemokrate me 3,565 vota (3.7%) – 1 mandat

Lëvizja Bashkë me 2,691 vota (2.8%) – 1 mandat

Ora 09:34/ Drejtuesja politike për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka mbërritur në Vorë, ku edhe pritet që të dalë rezultati i votimit elektronik.

KQZ e shtyu publikimin e rezultateve të njësisë 10 dhe të Vorës, ku u aplikua votimi elektronik, duke pranuar kërkesën e PD, por PS e cilësoi si arbitrar.

Ndërkohë, sipas të dhënave, dy kutitë e fundit po hidhen në sistem dhe pritet të nxirret edhe rezultati.

Ora 09:30/ Janë numëruar 168 kuti në qarkun Elbasan, nga 508 që janë në total, ku sipas rezultateve kryeson Partia Socialiste.

PS ka marrë mbështetjen më të madhe të votuesve në këtë qark me 26,654 vota, duke përfaqësuar 61.4% të votave të numëruara deri më tani.

Pas PS, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka siguruar 12,524 vota, që përbëjnë 28.9% të votave.

Ndersa në vend të tretë renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, i cili ka grumbulluar 1,351 vota, që përfaqësojnë 3.1% të totalit të votave.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 26,654 vota – 61.4%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 12,524 vota – 28.9%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 1,351 vota – 3.1%

Partia Mundësia – 919 vota – 2.1%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 847 vota – 2.0%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 508 vota – 1.2%

Lëvizja Bashkë – 352 vota – 0.8%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 100 vota – 0.2%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 73 vota – 0.2%

Lëvizja Atdheu (LA) – 49 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 27 vota – 0.1%

Ora 09:20/ Në qarkun e Kukësit janë numëruar 68 kuti votimi nga 139 në total, ku sipas të dhënave, PD-ASHM kryeson me 9,494 vota ose 53.3%Në vend të dytë renditet Partia Socialiste e Shqipërisë (PS), me 5,559 vota ose 31.2%.

Ndërkohë, Partia Socialdemokrate (PSD) zë vendin e tretë me  2,388 vota ose 13.4%

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 9,494 vota – 53.3%
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 5,559 vota – 31.2%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 2,388 vota – 13.4%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 123 vota – 0.7%
Partia Mundësia – 118 vota – 0.7%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 50 vota – 0.3%
Lëvizja Bashkë – 48 vota – 0.3%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 27 vota – 0.2%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 13 vota – 0.1%
Lëvizja Atdheu (LA) – 6 vota – 0.0%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 2 vota – 0.0%

Ora 08:50/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për qarkun e Beratit.
Partia Socialiste udhëheq me 59.33 përqind të votave. Më pas vjen, ASHM me 29.7 përqind.

Suprizues është rezultati i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, që ka marrë 6.57 përqind.

Partia Mundësia ka arritur të marrë 1.77 përqind të votave, ndërsa Lëvizja Bashkë 1.05 përqind.

Ora 08:25/ Në qarkun e Gjirokastrës, janë numëruar deri tani 110 nga 198 QV, dhe sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 13.238 vota, që përbën 63.99% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndjek me 5.843 vota, ose 28.25 %.Partitë e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël, me Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet që ka siguruar 659 vota (3.19%), Partinë Mundësia me 288 vota (1.39 %), dhe Lëvizjen Bashkë me 193 vota (0.93%).

Ora 07:54/ Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit po vijon në të gjithë Shqipërinë. Deri në orët e para të mëngjesit të 12 majit, janë numëruar 1410 nga 5,225 qendrat e votimit në shkallë vendi.

Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 186384 vota, që përfaqësojnë 52.75% të totalit të votave të deritanishme. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 121243 vota, ose 34.31%.

Ora 07:26/Numërohen 194 nga 1282 kuti në Tiranë. PS udhëheq me 49%, koalicioni i PD merr mbi 34%

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 28,830 vota – 49.0%
Partia Mundësia – 2,875 vota – 4.9%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 1,751 vota – 3.0%
Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 855 vota – 1.5%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 167 vota – 0.3%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 73 vota – 0.1%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 20,358 vota – 34.6%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 1,896 vota – 3.2%
Lëvizja Bashkë – 1,665 vota – 2.8%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 312 vota – 0.5%
Lëvizja Atdheu (LA) – 109 vota – 0.2%

 

Ora 06:27/ Numërohen mbi 17% e kutive të votimit, PS ruan epërsinë, PD-ASHM ndjek me diferencë

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit po vijon në të gjithë Shqipërinë. Deri në orët e para të mëngjesit të 12 majit, janë numëruar 911 nga 5,225 qendrat e votimit në shkallë vendi, ose mbi 17% e totalit.
Ora 05:43 Numërohen mbi 17% e kutive të votimit, PS ruan epërsinë, PD-ASHM ndjek me diferencë

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit po vijon në të gjithë Shqipërinë. Deri në orët e para të mëngjesit të 12 majit, janë numëruar 911 nga 5,225 qendrat e votimit në shkallë vendi, ose mbi 17% e totalit.

Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 118,213 vota, që përfaqësojnë 53.50% të totalit të votave të deritanishme. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 74,355 vota, ose 33.65%.

Partitë e tjera kanë marrë përqindje më të ulëta. Më tej renditen:

Partia Socialdemokrate (PSD) me 8,477 vota (3.84%)

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 7,839 vota (3.55%)

Partia Mundësia me 5,613 vota (2.54%)

Lëvizja Bashkë me 2,708 vota (1.23%)

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) me 2,164 vota (0.98%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) me 752 vota (0.34%)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) me 413 vota (0.19%)

Lëvizja Atdheu me 276 vota (0.12%)

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) me 159 vota (0.07%)

Ndërkohë që numërimi vijon, partitë politike po ndjekin nga afër zhvillimet, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bën apel për qetësi dhe respektim të procesit.

Ora 05:38  Vijon numërimi i votave, Rama poston foton nga oborri i selisë së PS: Çfarë agimi ky sot

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në agimin e ditës së sotme përmes një postimi në rrjetet sociale.

foto galeri PreviousNext
“Çfarë agimi ky sot”, ka shkruar Rama në Facebook teksa ka shpërndarë një foto me nuanca të ngjyrës mavi, e cila tregon pamjen e Sheshit Skënderbej nga oborri i selisë së Partisë Socialiste.

Teksa janë numëruar pak më shumë se 10% e votave në rang kombëtar, PS kryeson me mbi 53% të votave totale.

Ora 05:30 Pushim në numërimin e votave të diasporës në Parkun Olimpik, rifillimi në orën 10:30

Procesi i numërimit të votave të diasporës në Parkun Olimpik të Tiranës është ndërprerë përkohësisht, pasi numëruesit kanë kërkuar një pushim deri në orën 10:30

Kërkesa e tyre është miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Gazetari Renaldo Salianji raportoi se pushimi është bërë për arsye të lodhjes së numëruesve, ndërkohë që pritet që në orarin e caktuar të rinisë procesi i numërimit të votave të ardhura nga emigrantët.

Ora 04:48 KQZ pranoi kërkesën e PD dhe mënjanoi votat e Greqisë për qarkun Korçë, PS kërkon shfuqizimin e vendimit

Partia Socialiste ka dërguar një kërkesë zyrtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon shfuqizimin e vendimit për pezullimin e numërimit të fletëve të votimit nga Greqia për Qarkun e Korçës dhe vijimin e numërimit të fletëve të tjera për këtë qark.

Sipas PS, ky vendim është i pavlefshëm dhe është marrë në shkelje të ligjit, duke u mbështetur në nenin 124/1, pika 2, i cili, sipas partisë, mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve për Kuvendin e datës 11 Maj 2025.

“Komisioneri nuk mori masat e duhura dhe nuk ushtroi kompetencat e tij për ta zgjidhur këtë situatë, por përkundrazi, vendosi që vullneti i 53.000 shtetasve shqiptarë që jetojnë në shtetin Grek, të konsiderohet me “ves”, duke paragjykuar dhe duke mos i dhënë vlerën e duhur votës së shtetasve shqiptarë, duke e trajtuar atë në mënyrë të pabarabartë me votat që vijnë nga shtetet e tjera ku jetojnë shtetas shqiptarë”, thotë PS.

KQZ e mori këtë vendim pas bllokimit të procesit të numërimit për këtë qark nga PD, të cilët kërkuan që votat e mbërritura nga Greqia për qarkun e Korçës, nuk duhet të numërohen pasi pretendojnë se ka pasur anomali.

Por PS thotë se nga pikëpamja formale, ky vendim është nxjerrë në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor të cilat përcaktojnë kompetencat e Komisionerit.

“Komisioneri e referon vendimmarrjen e tij në nenin 19, pika 1, shkronja n dhe pika 2. Në analizë të këtyre dispozitave neni 19, pika 1, shkronja n parashikon: Komisioneri ushtron në emër të KQZ- së kompetencat që i ngarkohen asaj me ligje të veçanta, si dhe çdo kompetencë që ky ligj nuk ia njeh shprehimisht Rregullatorit ose KAS-it.

Në analizë të kësaj dispozite rezulton se ky akt ka karakter normativ dhe si i tillë, është kompetencë e Komisionit Rregullator, sipas parashikimit të nenit 20 ‘Kompetencat e Rregullatorit. Ndodhur në këto kushte, nuk jemi në zbatim të nenin 19, pika 1, shkronja n kur kompetenca nuk i njihet shprehimisht Rregullatorit ose Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, cka do e detyronte Komisionerin në këtë rast të ushtronte kompetencat në emër të KQZ.

Referuar nenit 20, pika 1, shkronja dh, rezulton se Rregullatori ndër të tjera, ka kompetencë të normojë dhe rregullat për regjistrimin e votuesve nga jashtë vendit, për procedurat e tyre të votimit dhe specifikisht ato për administrimin dhe numërimin e votave nga jashtë vendit dhe përfshirjen e tyre në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve për Kuvendin, rregullim të cilin e bën në fakt ky akt.

Pra, sa sipër, rezulton qartë se KSHZ nuk e ka patur në fushën e tij të përgjegjësisë nxjerrjen e një akti të tillë, pasi I mungon kompeteca lëndore sipas dispozatave të Kodit Zgjedhor dhe ka ndërhyrë në fushën e kompetencës së një organi tjetër sic është Komisioni Rregullator në KQZ.

Në titullin e aktit Komisioneri shprehet se vendimmarrja e tij i takon administrimit të zarfit “B”, ndërkohë që administrimi ka ndodhur që në momentin që zarfi “B” futet në kutinë e Votimit nga Jashtë. Kjo vendimmarrje rezulton qartë se lidhet me vlerësimin e zarfit “B”, dhe jo me administrimin e tij”, thuhet në shkresën e PS, që mban firmën e përfgaqësues socialiste në KQZ Elena Xhina.

“Procesi i numërimit ndërpritet me vendim të KANVVJ-së, vetëm për shkaqe që nuk varen nga administrata zgjedhore dhe që pengojnë procesin normal të numërimit. Shkaqet argumentohen në “Librin e Protokollit të Mbledhjeve” të KANVVJ-së, përfshirë dhe vendimin për rifillimin e numërimit.

Nga këqyrja e situatës në vend, rezultoi se procesi i numërimit u ndërpre pa asnjë shkak të arsyeshëm dhe pa asnjë pretendim të bazuar.

Komisioneri nuk mori masat e duhura dhe nuk ushtroi kompetencat e tij për ta zgjidhur këtë situatë, por përkundrazi, vendosi që vullneti i 53.000 shtetasve shqiptarë që jetojnë në shtetin Grek, të konsiderohet me “ves”, duke paragjykuar dhe duke mos I dhënë vlerën e duhur votës së shtetasve shqiptarë, duke e trajtuar atë në mënyrë të pabarabartë me votat që vijnë nga shtetet e tjera ku jetojnë shtetas shqiptarë.

Për më tepër, në Udhëzimin sa sipër, parashikohet se kur konstatohet se gabimisht janë hedhur zarfa të jashtëm (zarfi 😎 të parregullt (mungon zarfi B, zarfi është pa kod unik, zarfi me kod unik të palexueshëm), GNVJ-ja i numëron ato dhe këtë numër e shënon në procesverbalin e GNVJ-së për vlerësimin e dokumentacionit në Kutinë e votimit nga Jashtë.

Ky dokumentacion vendoset në një zarfi të veçantë dhe nuk i nënshtrohet vlerësimit. Pra, jemi në situatë kur zarfi “B” mund të konsiderohet i parregullt, mund të jetë me të meta dhe sërish GNV i numëron ato.

Ndërsa në rastin konkret, zarfat “B” kanë qenë të rregullta dhe vetëm për hir të mungesës së vullnetit të disa numëruesve për t’i numëruar janë kontestuar pa asnjë arsye”, thuhet më tej.

Ora 04:29 Numërohen rreth 10% e të gjithë votave/ PS grumbullon mbi 53% të totalit, PD-ASHM ndjek me 33.61%

Në Shqipëri janë numëruar 591 nga 5,225 qendra votimi. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 75,629 vota, që përbën 53.72% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) është i dyti me 47,315 vota, ose 33.61%.

Lëvizja Bashkë ka siguruar 1,666 vota (1.18%), ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 5,058 vota (3.59%). Partia Socialdemokrate është gjithashtu përfaqësuar me 5,506 vota (3.91%).

Partitë e tjera kanë marrë përqindje më të vogla, me Lëvizjen Atdheu që ka marrë 180 vota (0.13%), Partinë Koalicioni Euroatlantik me 1,239 vota (0.88%), dhe Koalicionin Djathtas për Zhvillim me 401 vota (0.28%).

Aleanca Kombëtare Shqiptare dhe Aleanca Demokracia e Re kanë marrë 256 dhe 113 vota, përkatësisht, duke përbërë më pak se 1% të totalit. Partia Mundësia ka marrë 3,430 vota, që përbën 2.44% të totalit.

Ora 04:20 Përfundon umërimi i 45 QV-ve në Berat, PS udhëheq me 56.91% kundrejt PD-ASHM me 31.91%

Në qarkun e Beratit janë numëruar 45 nga 275 qendra votimi. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 5,931 vota, që përbën 56.91% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) është në vendin e dytë me 3,325 vota, ose 31.91%.

Partitë e tjera kanë mbështetje më të vogël, me Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet që ka siguruar 713 vota (6.84%) dhe Partinë Mundësia me 200 vota (1.92%). Lëvizja Bashkë ka marrë 120 vota (1.15%), ndërsa Koalicioni Euroatlantik ka marrë 41 vota (0.39%).

Partitë me mbështetje më të vogël përfshijnë Lëvizjen Atdheu (16 vota, 0.15%), Partinë Aleanca Kombëtare Shqiptare (26 vota, 0.25%), Partinë Aleanca Demokracia e Re (13 vota, 0.12%) dhe Koalicionin Djathtas për Zhvillim (9 vota, 0.09%). Partia Socialdemokrate ka marrë 27 vota (0.26%).

Ora 04:16 I ati u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion zgjedhor, kandidatja e PSD për News24: Kam qenë në PS prej 12 vitesh, po bëhen presione për…

Kandidatja e Partisë Socialdemokrate, Limonera Bozha, ka reaguar pas arrestimit të babait të saj, i cili është marrë në ndalim nga SPAK për korrupsion zgjedhor.

Gjatë një interviste për gazetaren e News24, Klodiana Lala, Bozha theksoi se ky nuk është rasti i parë që ka pasur presione ndaj familjes së saj dhe të tjerëve për të tërhequr kandidaturën.

Ajo shpjegoi se familja e saj ka qenë subjekt i presioneve në të kaluarën, duke shtuar se edhe tani po përballen me një trajtim të papërgjegjshëm dhe mungesë shpjegimesh.

Bozha u shpreh se ka qenë pjesë e Partisë Socialiste për 12 vjet, dhe ndonëse tani është kandidate e PSD-së, beson se ata që janë të pakënaqur me këtë zgjedhje vijnë nga ish-partia e saj, pa dhënë emra të përveçëm.

“Shpresoj të ketë drejtësi dhe të funksionojë ligji,” përfundoi Limonera Bozha, duke theksuar se procesi zgjedhor duhet të jetë i drejtë dhe pa presione.

Ora 04:14 Qarku Lezhë/ Numërohen 27 kuti nga 245, PD-ASHM kryeson ndaj PS-së

Në qarkun e Lezhës, janë numëruar deri tani 27 nga 245 qendrat e votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) kryeson me 3,008 vota, që përbën 46.88% të totalit. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) është pas, me 2,690 vota, ose 41.92%.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 372 vota (5.80%), ndërsa Partia Socialdemokrate ka siguruar 152 vota (2.37%). Partitë e tjera kanë marrë përqindje të vogla, me Lëvizjen Bashkë që ka marrë 14 vota (0.22%), Lëvizjen Atdheu me 7 vota (0.11%), dhe Partinë Aleanca Kombëtare Shqiptare me 6 vota (0.09%).

Pjesa tjetër e partive ka siguruar shumë pak mbështetje, me Koalicionin Euroatlantik që ka marrë 85 vota (1.32%), Partinë Mundësia me 81 vota (1.26%), dhe Aleanca Demokracia e Re dhe Koalicionin Djathtas për Zhvillim që kanë marrë vetëm 1 votë secila.

Ora 04:06 Qarku Korçë/ PS kryeson me mbi 55% të votave pas numërimit të 76 kutive, ndjek PD-ASHM me 33.75%

Në qarkun e Korçës, deri tani janë numëruar 76 nga 422 qendrat e votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 10,357 vota, që përbën 55.85% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndodhet në vendin e dytë me 6,259 vota, ose 33.75%.

Partitë e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël, me Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet që ka siguruar 716 vota (3.86%) dhe Partinë Socialdemokrate që ka marrë 491 vota (2.65%). Partia Mundësia ka marrë 394 vota (2.12%).

Lëvizja Bashkë ka siguruar 146 vota (0.79%), ndërsa Koalicioni Euroatlantik ka marrë 99 vota (0.53%). Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim kanë marrë respektivisht 27 vota (0.15%) dhe 29 vota (0.16%).

Lëvizja Atdheu dhe Partia Aleanca Demokracia e Re kanë marrë përqindje të vogla, me 0.09% dhe 0.05% përkatësisht.

Ora 04:02 Gjirokastër/ PS renditet e para pas numërimit të 61 QV-ve nga 198, PD siguron rreth 3700 vota

Në qarkun e Gjirokastrës, janë numëruar deri tani 61 nga 198 QV, dhe sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 7,658 vota, që përbën 62.56% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndjek me 3,691 vota, ose 30.15%.

Partitë e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël, me Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet që ka siguruar 359 vota (2.93%), Partinë Mundësia me 157 vota (1.28%), dhe Lëvizjen Bashkë me 113 vota (0.92%).

Pjesa tjetër e partive ka marrë përqindje të vogla, me Lëvizjen Atdheu dhe Koalicionin Djathtas për Zhvillim që kanë marrë 0.19% dhe 0.37% respektivisht. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 0.10%, ndërsa Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 0.08%.

Ora 03:55 PS kryeson në Fier me 66.47%, PD-ASHM ndjek me 24.97% pas 30 kutive të numëruara

Në qarkun e Fierit, janë numëruar deri tani 30 nga 587 qendrat e votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) udhëheq me 5,242 vota, që përbën 66.47% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) është i dyti me 1,969 vota (24.97%).

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 277 vota (3.51%), ndërsa Partia Mundësia ka siguruar 151 vota (1.91%).

Lëvizja Bashkë ka marrë 76 vota (0.96%), ndërsa Partia Koalicioni Euroatlantik ka siguruar 41 vota (0.52%). Partitë e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël: Lëvizja Atdheu ka marrë 8 vota (0.10%), Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 15 vota (0.19%), Koalicioni Djathtas për Zhvillim 53 vota (0.67%), dhe Partia Socialdemokrate 51 vota (0.65%). Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë vetëm 3 vota (0.04%).

Ora 03:47 Numërohen 41 nga 449 kuti votimi në qarkun e Vlorës, PS kryeson, grumbullon 4,693 vota

Në qarkun e Vlorës, janë numëruar deri tani 41 nga 449 qendrat e votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 4,693 vota, që përbën 58.60% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndjek me 2,149 vota, ose 26.83%.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 641 vota, që përbën 8.00% të totalit, ndërsa Partia Mundësia ka marrë 218 vota (2.72%). Lëvizja Bashkë ka siguruar 59 vota (0.74%), dhe Lëvizja Atdheu ka marrë 14 vota (0.17%).

Partitë e tjera kanë marrë përqindje më të vogla, me Partinë Koalicioni Euroatlantik që ka marrë 22 vota (0.27%), Partinë Aleanca Kombëtare Shqiptare me 28 vota (0.35%), dhe Partinë Socialdemokrate me 168 vota (2.10%). Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 7 vota (0.09%), ndërsa Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 10 vota (0.12%).

Ora 03:47 26 nga 506 QV numërohen në Elbasan/ PS në krye të renditjes, ndiqet nga PD-ASHM, Shqipëria Bëhet e treta Numërohen 41 nga 449 kuti votimi në qarkun e Vlorës, PS kryeson, grumbullon 4,693 vota

Në qarkun e Elbasanit janë numëruar deri tani 26 nga 508 qendra votimi. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 3,702 vota, që përbën 60.41% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndjek me 1,780 vota, ose 29.05%.

Partitë e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël, me Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet që ka siguruar 193 vota (3.15%) dhe Partinë Mundësia me 126 vota (2.06%). Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 147 vota (2.40%).

Pjesa tjetër e partive ka marrë përqindje të vogla, ku Lëvizja Bashkë ka marrë 52 vota (0.85%), Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 36 vota (0.59%), dhe Partia Socialdemokrate ka marrë 67 vota (1.09%). Lëvizja Atdheu ka marrë 6 vota (0.10%), ndërsa Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 17 vota (0.28%), dhe Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë vetëm 2 vota (0.03%).

Ora 03:38 Numërohen 20 nga 222 QV të Dibrës, surprizë e PS, socialistët kryesojnë ndaj PD-ASHM

Në qarkun e Dibrës, janë numëruar deri tani 20 nga 222 kutitë e votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) udhëheq me 3,023 vota, që përbën 60.90% të totalit.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndjek me 1,788 vota, ose 36.02%.

Partitë e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël, me Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet që ka siguruar 42 vota (0.85%) dhe Partinë Socialdemokrate që ka marrë 41 vota (0.83%). Lëvizja Bashkë ka marrë 18 vota (0.36%), ndërsa Partia Mundësia ka marrë 30 vota (0.60%).

Pjesa tjetër e partive ka marrë përqindje shumë të vogla, me Lëvizjen Atdheu dhe Partinë Aleanca Kombëtare Shqiptare që kanë marrë 0.02% dhe 0.06% përkatësisht.

Ora 03:30 Numërohen 20 QV në Shkodër, PD kryeson e ndjekur nga PS, PSD forcë e tretë

Në qarkun e Shkodrës, deri tani janë numëruar 20 nga 405 kutitë e votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore kryeson me 1,539 vota, që përbën 41.08% të totalit.

Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 1,263 vota, ose 33.72%, duke pasuar PD-në. Pjesa tjetër e partive ka marrë mbështetje më të vogël, me Partinë Socialdemokrate që ka siguruar 785 vota (20.96%) dhe Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet me 58 vota (1.55%).

Lëvizja Bashkë ka marrë 18 vota (0.48%), ndërsa Lëvizja Atdheu ka marrë vetëm 3 vota (0.08%). Pjesa tjetër e partive ka siguruar mbështetje edhe më të vogël, duke përfshirë Aleancën Kombëtare Shqiptare me 1 votë (0.03%) dhe Partinë Aleanca Demokracia e Re, që nuk ka marrë asnjë votë.

Ora 03:16 Numërohen mbi 300 Qendra Votimi nga 5225, ja si renditen forcat politike

Në Shqipëri, deri tani janë numëruar 301 nga 5225 qendra votimi.

Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë udhëheq me 36,917 vota, që përbën 53.91% të totalit. Pas saj renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 23,411 vota, ose 34.19%.

Pjesa tjetër e partive ka siguruar mbështetje më të vogël, me Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet që ka marrë 2,351 vota (3.43%) dhe Partinë Socialdemokrate me 2,552 vota (3.73%). Lëvizja Bashkë ka siguruar 771 vota (1.13%), ndërsa Partia Mundësia ka marrë 1,486 vota (2.17%).

Pjesa tjetër e partive ka marrë përqindje më të vogla, me Lëvizjen Atdheu dhe Partinë Aleanca Kombëtare Shqiptare që kanë marrë vetëm 0.13% dhe 0.18% përkatësisht.

Ora 03:05 Arrestime për krime zgjedhore në Fier, një person ndalohet me urdhër të SPAK për korrupsion

Një tjetër operacion i policisë në kuadër të luftës kundër krimeve zgjedhore ka çuar në arrestimin e Pandeli Bozhës, i njohur edhe me emrin Agim Brahimllari.

Bozha është ndaluar me urdhër të SPAK-ut, nën dyshimin për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Bozha, i cili është babai i kandidates së Partisë Socialdemokrate, Limonera Bozha, e cila është pjesë e koalicionit të drejtuar nga Tom Doshi, dyshohet për ndërhyrje dhe manipulim në procesin zgjedhor.

Ora 02:45 Numërohen 219 Qendra Votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në të gjithë vendin, ndërsa deri në mesditën e 12 majit janë numëruar 219 nga 5,225 qendra votimi në total.

Sipas të dhënave zyrtare, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson bindshëm me 26,055 vota, që përbëjnë 53.46% të totalit të deritanishëm.

Pas saj renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 16,843 vota, ose 34.56%.

Rezultatet paraprake për subjektet e tjera janë:

Partia Socialdemokrate (PSD) – 2,062 vota (4.23%)

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 1,576 vota (3.23%)

Partia Mundësia – 1,022 vota (2.10%)

Lëvizja Bashkë – 519 vota (1.06%)

Partia Koalicioni Euroatlantik – 360 vota (0.74%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 120 vota (0.25%)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 85 vota (0.17%)

Lëvizja Atdheu – 61 vota (0.13%)

Aleanca Demokracia e Re – 32 vota (0.07%)

Ora 02:27 Numërimi në qarkun Durrës/ PS kryeson me 68% pas 5 kutive të para, PD-ASHM merr 26.9 %

Në qarkun e Durrësit, pas numërimit të 5 kutive të para nga 493 gjithsej, Partia Socialiste kryeson me diferencë të ndjeshme duke siguruar 685 vota. Pas saj renditet Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 271 vota.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse ne zgjedhje

1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 271 vota-26.9 %
2. Lëvizja Bashkë 7 vota- 0.7 %
3. Lëvizja Atdheu 2 vota – 0.2%
4. Partia Koalicioni Euroatlantik 7 vota – 1.7 %
Partia Socialiste e Shqipërisë 685 vota – 68 %
5. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 16 vota -1.6 %
6. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0 vota
7. Partia Aleanca Demokracia e Re 0 vota
8. Koalicioni Djathtas për Zhvillim 1 votë-0.1 %
9. Partia Mundësia 17-17 %
10. Partia Socialdemokrate 2 vota

Ora 02:24 “Grupet kriminale intimiduan zgjedhësit”, Vokshi për News24: Në Vorë nuk pati zgjedhje, situata më e rëndë që kam parë në 30 vite

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Albana Vokshi, ka reaguar me tone të forta lidhur me zhvillimet e ditës së zgjedhjeve në bashkinë e Vorës. Gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë nga studiot e News24, ndërsa vijon numërimi i votave, Vokshi deklaroi se procesi atje ka qenë i manipuluar dhe i shoqëruar nga presion kriminal.

“Kam qenë e pranishme në Vorë dhe situata ishte dramatike. Janë instaluar grupe kriminale, persona me precedentë penalë dhe e gjithë administrata e bashkisë ka qenë në funksion të intimidimit të votuesve,” tha Vokshi.

Sipas saj, në të gjitha qendrat e votimit kanë vepruar persona të lidhur me botën e krimit, të cilët kanë ushtruar presion dhe frikësim ndaj qytetarëve. “Nuk mund të konsiderohen zgjedhje. Si Vorën, nuk e kam parë asnjëherë situatën në 30 vite,” u shpreh ajo.

Vokshi bëri të ditur se ka depozituar më herët në SPAK një kallëzim penal për personat që, sipas saj, dirigjonin operacionin e manipulimit të votës në Vorë. “10 ditë më parë kam kallëzuar këta individë dhe sot ata ishin në qendrat e votimit. Kam dhënë të gjithë informacionin për ta,” përfundoi ajo.

Ora 01:59 Zgjedhjet e 11 Majit/ Numërohen 119 Qendra Votimi, PS kryeson me 53.74%, ndiqet nga PD-ASHM me 35.22%

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në të gjithë Shqipërinë. Deri në orët e para të mëngjesit së 12 majit, janë numëruar 119 qendra votimi nga gjithsej 5225 në shkallë vendi.

Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson me 13,402 vota, që përbëjnë 53.74% të totalit të votave të numëruara. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 8,782 vota, ose 35.22%.

Rezultatet për subjektet e tjera janë si më poshtë:

Lëvizja Bashkë: 262 vota (1.05%)

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet: 714 vota (2.86%)

Partia Mundësia: 448 vota (1.80%)

Partia Socialdemokrate: 1032 vota (4.14%)

Koalicioni Euroatlantik: 170 vota (0.68%)

Lëvizja Atdheu: 35 vota (0.14%)

Aleanca Kombëtare Shqiptare: 35 vota (0.14%)

Aleanca Demokracia e Re: 17 vota (0.07%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim: 40 vota (0.16%)

Ora 01:54 Nis numërimi i votave në Lezhë, koalicioni PD-ASHM në avantazh me mbi 50%. Ja sa vota merr PS

Ka nisur edhe procesi i numërimit në qarkun e Lezhës, ku edhe është numëruar kutia e parë, nga 245 në total.

PD-ASHM është në avantazh me 95 vota, e ndjekur nga Partia Socialiste me 76 vota.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBYLLET NUMËRIMI NË MIRDITË/ PD-ASHM forcë e parë me 50% të votave
Previous article "E ARDHMJA E BALLKANIT PERËNDIMOR ËSHTË NË BE"/ Costa: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para të tjerëve

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT