• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E ARDHMJA E BALLKANIT PERËNDIMOR ËSHTË NË BE”/ Costa: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para të tjerëve
Home
Politikë

“E ARDHMJA E BALLKANIT PERËNDIMOR ËSHTË NË BE”/ Costa: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para të tjerëve

12 May, 2025 s.autor Politikë

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka theksuar edhe një herë se e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian. Duke folur për mediat e huaja, Costa theksoi se Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen të parat.

“Institucionet evropiane shpesh e kanë treguar vitin 2030 si datën e synuar për pranimet e para në BE, veçanërisht ato të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Megjithatë, Brukseli tani flet vetëm për Shqipërinë dhe Malin e Zi.”, tha Costa.

Ai siguroi vendet e rajonit se kjo është mënyra më e mirë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët paqeje dhe stabiliteti. Costa bëri këtë deklaratë përmes një postimi në ‘X”, vetëm dy ditë para se të zhvillojë një vizitë në rajon, teksa shkruan se kjo është hera e parë që viziton partnerët e Ballkanit Perëndimor.

“Këtë javë është hera ime e parë që vizitoj të gjashtë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor, si President i Këshillit Evropian. E ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian. Është mënyra më e mirë për të kthyer faqen e së kaluarës dhe për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët paqeje, stabiliteti dhe prosperiteti.”,shkruan presidenti i KiE.

Vlen të theksohet se Antonio Costa do të vizitojë Shqipërinë në datat 15 dhe 16 maj, ndërsa më 14 maj do të jetë në Kosovë ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani.

Tirana mikpret më 16 maj Samitin Komunitetit Politik Evropian (EPC) duke bërë bashkë kryetarë shtetesh dhe qeverish së bashku me krerët e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

Një ditë para Samitit të Komunitetit Politik Europian në Shqipëri, liderët e Këshillit Europian dhe të Bashkimit Europian do të mblidhen në një darkë pune në Tiranë me udhëheqësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET LIVE/ Numërimi i votave, ja kush KRYESON garën. Mbyllet votimi në disa qendra (RENDITJA)
Previous article DEPUTETI MË I VOTUAR/ A i ka shkruar Edi Rama? Ja çfarë thotë Blendi Gonxhja

s.autor

Postime të ngjashme

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT