• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev firmos dorëheqjen, pritet të votohet qeveria teknike
Home
Rajon

ZGJEDHJET/ Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev firmos dorëheqjen, pritet të votohet qeveria teknike

3 January, 2020 k.autor Rajon

Zoran Zaev mëngjesin e sotëm ka bërë të ditur se ka firmosur dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe se pret nga Kuvend ta konstatojë atë sa më shpejt të jetë e mundur për t’i hapur kështu rrugën qeverisë teknike. Nga ana tjetër Kuvendi deri në mesnatë duhet të votojë edhe Qeverinë teknike të kryesuar nga ish-ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.

“Këtë mëngjes në orën 8.30 ishim në Qeveri. Nënshkrova dorëheqjen time, në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinës dhe në bazë të Ligjit për Qeverinë. Besoj se dokumenti do të arrijë në Parlament shumë shpejt, në mënyrë që procedura të fillojë gjatë ditës për të mundësuar miratimin e qeverisë teknike”, tha Zaev.

Ndërsa dje VMRO -DPMNE-ja dje tërheqi Dragan Kovaçkin dhe doli me kandidat të ri për për ministër teknik të Punëve të Brendshme. Bëhet fjalë për Naqe Çulev, i punësuar në Agjencinë për Zbulim, propozim ky i pranueshëm për LSDM-në dhe BDI-në.

“Me këtë propozim të VMRO-DPMNE-së nuk shkelet Kushtetuta, pasi nuk bëhet fjalë për person ushtarak dhe të uniformuar dhe nuk është nën hetim. Me këtë plotësohen kushtet që propozimi të shkojë në votim në Kuvend, bashkë me Qeverinë teknike, e cila duhet t’i realizojë zgjedhjet e 12 prillit”, deklaruan nga LSDM.

“Bëhet fjalë për njeri, profesionist. Pres konsultime me z. Zaev i cili së shpejti duhet të kthehet në vend. Të bisedojmë edhe një herë. Të konsultohemi me z. Ahmeti, siç parashohin ligjet dhe më pas do ta mësojë edhe opinioni”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA E DHIMSHME E TALENTIT TË BAYERN/ Rrëfen mesfushori Davies: Kërkonim ushqim mes kufomave...
Previous article PARALELE/ Rama gjatë ditëve të tërmetit dhe kryeministri Australian me pushime kur vendi i tij po digjej

k.autor

Postime të ngjashme

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT