Banorët e qytetit Cobargo në Australi kanë akuzuar Kryeministrin Scott Morrison për mënyrën e menaxhimit të zjarreve të mëdha që kanë përfshirë vendin, duke shkaktuar edhe viktima. Kryeministri shkoi në këtë qytet të prekur më së shumti nga zjarret, ku u përball me zemërimin e banorëve. Disa prej tyre refuzuan ta takonin, ndërsa të tjerë nuk kursyen as akuzat në drejtim të tij.
Ndërsa në Shqipëri 1 muaj më parë ra një tërmet apokaliptik, ku si pasojë e tij humbën jetën 51 qindra banesa u prishë mijëra ngelën në qiell të hapur. 26 nëntori i vitit 2019 ishte një ditë e cila do të mbetet gjatë në memorien e çdo shqiptari. Një moment trishtues ishte edhe për kryeministrin e Shqipërisë i cili ishte në Thumanë dhe në Durrës qysh në orët e para të mëngjesit ku ra tërmeti. Edhe pse Rama nuk mund të tregonte shenja dobesia pasi duhej ti jepte kurajo njerëzve që gjithçka do kalojë.
Në Australi e cila në një krahinë të sajën po digjej nga zjarret kryeministri Scot Morrison para Krishtlindjeve, shkoi me pushime në Hawaii teksa zjarret po shkatërronin vendin. Ky akt i bërë nga kryeministri i Australisë u kritikua shumë nga politika e kontinentit ishull dhe nga banorët e prekur nga zjarri.
Kryeministri Rama ndryshe nga ai Australian nuk iku me pushime, por çdo ditë ishte krah banorëve të prekur nga tërmeti ku u jepte kurajo dhe që u premtonte se çdo gë do ti rikthehet normalitetit. Nga mëngjesi deri në orët e mbrëmjes ai shihej duke takuar banorët dhe duke e parë vetë situatën e banesave të dëmtuara.
Pasi u kthye nga pushimet ne Hawaii kryeministri Australian shkoi të takojë banorët e prekur nga zjarret “Je një idiot”, i bërtiti njëri. Kurse një grua refuzoi që t’i jepte dorën për ta takuar. “Do t’ju jap dorën vetëm nëse jepni më shumë fonde. Shumë njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre. Ne kemi nevojë për më shumë ndihma”, i tha gruaja Kryeministrit.
Rama zgjodhi të ishte pranë banorëve të ushqehej me ta në mensa sociale, ti dëgjonte hallet e tyre dhe madje të qeshte që ti kthente pak gëzim pas kësaj fatkeqësi të rëndë.
/AlpeNews.al






