• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimin e PD për Lezhën, në radhë Gjirokastra, Kukësi e Korça
Home
Politikë

ZGJEDHJET/ Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimin e PD për Lezhën, në radhë Gjirokastra, Kukësi e Korça

18 June, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Procesi i ankimimeve të zgjedhjeve të 11 majit nga Partia Demokratike, e cila pretendon manipulim dhe ‘tren bullgar’, duke kërkuar pavlefshmëri dhe përsëritje zgjedhjesh, ka kaluar në fazën përfundimtare të tij, në shkallën e tretë.

Pas certifikimit të rezultateve nga KQZ dhe më pas KAS, ku ky i fundit ka kaluar në rinumërim total vetëm Tiranën dhe Fierin për qarqet, pa votën e diasporës, dhe të pjesshëm Durrësin bashkë me diasporën në këtë qark, tani ankimimet e PD-ADSHM gjenden në Kolegjin Zgjedhor.

U vu re “rikthimi” në këtë fazë edhe i përfaqësuesit ligjor të PS, Eridjan Salianji, kurse përfaqësues i PD është Marash Logu. Por demokratëve nuk i del e ‘keqja’ me anëtarin e KAS, Ilir Rusmali, ish-ministër i PD-së në qeverinë “Berisha”.

Përfaqësuesi i PD, Marash Logu, ngriti në Kolegjin Zgjedhor edhe çështjen “Rusmali”:
“Prania e Rusmajlit në KAS cenoi parimin e paanshmërisë, ne kemi kërkuar përjashtimin e këtij anëtari, pasi për shkak të pozicionit që mban si këshilltar i presidentit, vendimet e mëparshme që ka marrë, apo fjalëve drejtuar përfaqësuesit të ankimuesve, mendojmë ishte në shkelje të paanshmërisë. Vetë ky anëtar ka shkruar vendimmarrjen për përjashtimin e tij. Ai as nuk duhet të ishte i pranishëm, as të merrte vendim, as të shkruante vendimin për kërkesën tonë për përjashtimin e tij”, tha Logu mes të tjerash në ankimimin e tij.
KQZ rrëzoi pretendimet e Logut dhe PD gjatë seancës, duke deklaruar se nuk sollën asnjë provë gjatë procesit për parregullsi dhe se denoncimet ishin bërë vetëm nëpërmjet rrjetit social FB. KQZ e pyeti PD-në nëse ishte ndaluar ndonjë person që të votonte, si dhe nëse kishin prova konkrete për parregullsi.
Gjithashtu Kolegji kërkoi disa shpjegime nga ankimuesit, sikurse edhe pretendimet për raportin e OSBE-ODIHR.
Logu pretendoi se DHL kishte shkelur kontratën me KQZ duke pajtuar nënkontraktor. Në lidhje me anëtarin e KAS, Rusmali, KQZ shpjegoi se ai nuk ka shkelur ligjin dhe as është në konflikt interesi. Në fund, rreth orës 13:30, Kolegji vendosi ta rrëzonte padinë e parë të PD-së.
Po sot në rend dite pas Lezhës pritet të shqyrtohen Gjirokastra në orën 12:00, Kukësi në orën 13:00 dhe Korça në orën 13:30.
Për të 4 qarqet në fjalë KAS certifikoi rezultatin e 11 majit të pandryshueshëm, ku në dy prej tyre fitoi PD-ja dhe në dy të tjerat PS-ja. Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit Administrativ është shkalla e fundit që ‘vulos’ edhe certifikimin e rezultatit me formë të prerë.

Ditën e sotme (18 qershor), ka nisur edhe shqyrtimi i ankimimit të PD-ASHM për qarkun Lezhë, i pari në rend dite. Pas disa orësh seance dhe shqyrtimesh që kaloi me debate mes palëve, teksa u dëgjuan të gjitha pretendimet, Kolegji e rrëzoi kërkesën e demokratëve si të pa mbështetur në prova.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U DËNUA PËR KORRIPSION/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasa! E kthen në qeli
Previous article NUK DEKLAROI APARTAMENTIN NË BREGDET/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për Fatos Tushen

s.autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT