Drejtuesja politike e PS pwr qarkun e Tiranws, Elisa Spiropali, së bashku me kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi dhe Eldi Çepeli, zhvilluan sot pasdite një takim me banorët e lagjes nr. 2 të Kavajës.
“Vota për Partinë Socialiste nuk shkon kurrë dëm, sepse është votë për veten tuaj, për interesin tuaj, është votë për ofertën e të ardhmes europiane të Shqipërisë.
Ndërsa vota për të vetëquajturit “madhështorë” është votë për rraqet e së shkuarës, të cilët kërkojnë të kthejnë drejtësinë e politizuar dhe të korruptuar.
Në këto zgjedhje edhe Kavaja do të kthehet nga e mbara, për të bërë bashkarisht punë të mira.
Në këto zgjedhje të tejkalojmë llogoret politike dhe flamujt partiakë, të votojmë për Shqipërinë në BE në 2030 dhe të shpalosim flamurin kuq e zi në Bruksel, mes flamujve të vendeve të Bashkimit Europian.
Duke qenë se jemi në prag të Pashkës, bashkë me urimet për festën, ju përgëzoj për harmoninë fetare e sociale, si një potencial i madh zhvillimi për Kavajën.”, u shpreh Spiropali.