• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLANET PËR VRASJEN E DURIM BAMIT/ GJKKO zbardh vendimin. Pse refuzoi lirimin e Marklen Hakës
Home
Aktualitet
Kronikë

PLANET PËR VRASJEN E DURIM BAMIT/ GJKKO zbardh vendimin. Pse refuzoi lirimin e Marklen Hakës

19 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimin përmes të cilit rrëzoi kërkesën e Marklen Hakës për lirim nga qelitë e burgut. Haka, i njohur edhe me identitetin Markelen Aliu, qëndron në qeli prej shtatorit të vitit të shkuar, kur u arrestua për llogari të operacionit “Revanshi”, operacion që goditi 7 grupe kriminale.

SPAK po e heton 34-vjeçarin nga Fushë-Kruja për tentativën e vrasjes së Durim Bamit, përgatitjen e kushteve për vrasjen e tij, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Sipas vendimit, Hakës iu refuzua kërkesa për zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”, për shkak se dyshimet e SPAK ndaj tij mbështeten në prova, se ekziston rreziku që të largohet dhe se ka rrezikshmëri shoqërore.

Ekzistenca e rrezikut të ikjes së Marklen Hakës, thuhej në vendimin e gjykatës, konfirmohet nga fakti që më 17 maj 2024, ditën kur u bë publik fakti që ndaj tij kishte një urdhër-arresti, ai nuk është gjetur në shtëpi. Ai është mundur të arrestohet disa muaj më vonë, në shtator të të njëjtit vit. Sipas hetimit të SPAK, referuar edhe komunikimeve në SKY ECC, gjatë vitit 2020 Marklen Haka është angazhuar në përgatitjen e kushteve për vrasjen e Durim Bamit. Financues dhe porositës ishte ish-deputeti socialist Arben Ndoka, aktualisht i shpallur në kërkim.

Të interesuar për eleminimin e Bamit ishin edhe disa persona të tjerë, ndërsa në total ishin 12 vetë të përfshirë në këtë plan, si financues, ekzekutues, apo informatorë. Në këtë ngjarje, SPAK pretendon se Marklen Haka ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve për lokalizimin e Durim Bamit me qëllim vrasjen e tij. Informacionet që kishte Haka i ndante me Emiliano Shullazin.

Ndërsa në atentatin e dështuar ndaj Durim Bamit 4 nëntorin e vitit 2020 tek Ura e Tapizës, Marklen Haka ka pasur rolin e vëzhguesit në zonën e Fushë-Krujës dhe informimin e aktorëve të tjerë të përfshirë. Gjatë planifikimit për këtë ngjarje, porositësi i kishte premtuar 500 mijë euro dy ekzekutorëve për eleminimin fizik të Durim dhe Valter Bamit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEMPERATURAT DO RRITEN DERI NË.../ Parashikimi i motit për sot
Previous article ZGJEDHJET/ Elisa Spiropali në Kavajë: Më 11 Maj, qyteti shpëton nga rraqet politike të së shkuarës. Hap rrugën e të ardhmes

s.autor

Postime të ngjashme

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim Aktualitet

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT