Zgjedhjet e kësaj fundjave për Parlamentin Evropian tërhoqën vëmendjen e publikut anë e mbanë e mbanë kontinentit të vjetër dhe më gjerë, veçanërisht për rritjen e liberalëve, të gjelbrit dhe qëndrimin e forcave pro-evropianiste. Në këto zgjedhje evropiane morën pjesë si vëzhgues dy përfaqësues nga Shqipëria, Resul Resulaj dhe Gledisa Çelaj nga Fondacioni “Qemal Stafa” të cilët ishin pjesë e një programi për vëzhguesit ndërkombëtar mes Olof Palme International Center dhe Swedish International Liberal Center.
Gledisa dhe Resuli vëzhguan procesin zgjedhor, mbajtën shënim pjesëmarrjen në votime, numrin e votuesve të parë dhe metodikën e zhvillimit të procesit në 12 qendra votimi të shpërndara në zona periferike dhe qëndrore në Stokholm, Suedi. Disa nga pikat kyçe që i terhoqi vëmëndjen ishte shpejtësia e nxjerrjes së rezultatit te votave e cila në nivel kombëtar në Suedi u shpall para ores 23:00 të ditës së zgjedhjeve, njëkohësisht gjithëpranimi i rezultatit nga të gjitha palët politike pa asnjë kontestim, rrritja e pjesëmarrjes në votime në krahasim me zgjedhjet e mëparshme evropiane si dhe lejimi i fushatës zgjedhore nga partitë politike edhe ditën e votimeve.
Ata hodhen idete e para se si Shqipëria mund të aplikojë një sistem të tillë të administrimit të zgjedhjeve në të ardhmen që rrjedhimisht do të ndikojë në mënyrë cilësore në demokratizimin e vendit tonë. Së pari, në vendosjen e komisionerëve jo partiakë, një komision qëndror zgjedhjesh tërësisht teknik. Së dyti, një proces votimi më pak i komplikuar ku secili prej qytetarëve të votojë me zarf në krahasim me atë që kemi aktualisht. Së fundi, procesi i numërimit të votave të bëhet në çdo qendër votimi. Në mbyllje ata pohojnë së ndihen krenari të veçantë ndihen kur panë në listat për zgjedhjet evropiane në Suedi dy shqiptarë si Adnan Dibrani nga Partia Social Demokrate dhe Arba Kokalari nga Partia Moderate, ku kjo e fundit ja doli të zgjidhej eurodeputete në Parlamentin Evropian.




