• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E PARAKOSHME/ Opozita në Kosovë: Janë të pashmangshme
Home
Rajon

ZGJEDHJET E PARAKOSHME/ Opozita në Kosovë: Janë të pashmangshme

14 October, 2018 k.autor Rajon

Partitë opozitare në Kosovë vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Kjo pasi sipas tyre, Qeveria aktuale nuk mund t’i sigurojë votat e nevojshme në Kuvend që të kalojë çështjet me rëndësi për vendin, e lërë më të marrë vendime të mëdha.

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fatmire Kollçaku, tha se akuzat e kryeministrit dhe presidentit ndaj njëri-tjetrit janë paralajmërim për zgjedhje, derisa shtoi se zgjedhjet janë mundësia e vetme që vendi të zhbllokohet. “Ne si opozitë e kemi vlerësuar qysh moti që ka nevojë për zgjedhje, sepse kjo Qeveri tashme nuk e ka shumicën. Ju po e shihni që edhe në Kuvend nuk po kanë mundësi asnjë iniciative mos të them që asnjë projektligj ta shtyjnë pa prezencën e opozitës”, tha ajo.

“Mirëpo tashmë kjo siç e cekët edhe ju, jo serioziteti i dy njerëzve siç janë kryeministri dhe presidenti me akuza dhe kundër akuza të cilat me të vërtetë nuk janë asgjë tjetër, por janë paralajmërim që mund të ketë vërtet zgjedhje”. “Prandaj duke e parë këtë situatë, e vetmja zgjedhje e duhur janë zgjedhjet të parakohshme të cilat duhet ta prodhonin një Qeveri legjitime një Qeveri që do ta ketë shumicën, që do ta ketë një shumicë edhe në Kuvend për t’i shtyrë proceset përpara”, tha Kollçaku, për Ekonomia Online.

Edhe Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxherri, thotë se situata në vend është e ndërlikuar prandaj sipas saj, shkuarja në zgjedhje është e domosdoshme. “Jo vetëm që LDK është e gatshme dhe këtë po e thonë edhe sondazhet, por nuk duhet të diskutohet se cili subjekt është i gatshëm dhe cili nuk është. Nuk ka rëndësi cilido subjekt që do të legjitimohet nga qytetarët e vendit duhet të marr përgjegjësit dhe nuk duhet të ndodhë çfarë po ndodhë”. “Prandaj LDK-së i përforcohet për çdo dite mendimi dhe qëndrimi i saj që ky vend duhet të shkoj urgjentisht në zgjedhje sepse zgjidhja e këtyre problemeve behet vetëm përmes zgjedhjeve duke u ofruar tek sovrani dhe ai të jap besimin atij subjekti politik i cili mendon që do ta përfaqësoj siç duhet”.

Për kryetaren Alternativës, Mimoza Kusari, vendi është në bllokim të tërësishëm, derisa sa ka theksuar se partie që drejton është e gatshme të hyj në zgjedhje, raporton EO. “Ajo çka po shohim është një rrezikim i vazhdueshëm i pushteteve të njeri-tjetrit. Nëse kemi bllokim të tërësishëm të Kuvendit në vazhdimësi, mos-performancë dhe neglizhencë dhe gjithashtu praktika të korruptuara të qeverisë në vazhdimësi atëherë ndryshimi është i domosdoshëm”.

“Natyrisht që i marrim përgjegjësit dhe obligimet shtetërore. Ne në vazhdimësi kemi bërë thirrje që për proces të dialogut të ketë konsensus, të gjitha palët të ulën dhe të vijnë më një platformë të përbashkët dhe natyrisht pasi që të gjenden zgjidhjet për këtë temë kaq të madhe dhe me rëndësi për Kosovën, pastaj të përcaktohet bashkërisht dhe data e zgjedhjeve, sepse në këtë konglematurë politike dhe strukturën se si është krijuar sot në Kosovë nuk do të ketë mundësi që të ecim shumë përpara”, tha Gaxherri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VERA NUK KA IKUR AKOMA"/ Për ish bashkëshorten e Valon Behramit, është ende shumë nxehtë
Previous article "S'MË INTERESON E SHKUARA E TRUMPIT"/ Melanie hedh poshtë spekulimet

k.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT