• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E PARAKOHSHME/ Maduro hedh poshtë ultimatumin e…
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET E PARAKOHSHME/ Maduro hedh poshtë ultimatumin e…

27 January, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Udhëheqësi i Venezuelës, Nicolas Maduro hodhi poshtë të dielën kërkesat ndërkombëtare për të shpallur zgjedhje të parakohëshme, ndërsa kriza politike në vendin e tij thellohet, ditë pasi udhëheqësi i opozitës e shpalli veten president të përkohshëm.

Në një intervistë për CNN-in turk që u transmetua të dielën, Maduro e hodhi poshtë ultimatumin e disa vendeve evropiane për të mbajtur zgjedhje brenda tetë ditësh ose përndryshe do njihnin si president kreun e opozitës, Juan Guaido.

“Duhet ta tërheqin ultimatumin. Askush nuk mund të na japë ultimatum”, tha Maduro në intervistën e dubluar në turqisht nga spanjishtja.

Të shtunën, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të mbështeste popullin e Venezuelës dhe të njohë qeverinë e përkohshme të Juan Guaidosë.

Diplomati më i lartë i Shteteve të Bashkuara tha në një takimi të Këshillit të Sigurimit të të shtunën se gjendja humanitare në Venezuelë duhet të adresohet menjëherë.

“Ne jemi këtu për t’i nxitur të gjitha vendet që të mbështesin aspiratat demokratike të popullit venezuelian, ndërsa ai përpiqet të çlirojnë veten nga shteti i paligjshëm mafioz i Presidentit Maduro. Situata humanitare kërkon veprim tani. Ajo kërkon veprim sot”.

Sekretari Pompeo akuzoi Rusinë dhe Kinën se po përpiqen “të përkrahin Maduro-n, ndërkohë që ai është në ditët e tij të fundit”, por shtoi se asnjë vend nuk ka bërë më shumë për të mbështetur “gjendjen e ankthit të popullit venezuelian” sesa Kuba.

“Kina dhe Rusia po mbështesin një regjim të dështuar me shpresën e rimëkëmbjes së miliarda dollarëve në investime dhe asistencë famëkeqe të bërë gjatë viteve. Për vite me radhë, bandat e sigurimit dhe inteligjencës kubane të ftuara në Venezuelë nga vetë Maduro dhe njerëzit rreth tij kanë mbështetur këtë regjim të paligjshëm “.

Disa qeveri evropiane, përfshirë Britaninë, Spanjën, Gjermaninë dhe Francën, thanë të shtunën se do ta njohin 35-vjeçarin Guaido si president nëse nuk do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme brenda tetë ditëve.

Shtetet e Bashkuara kërkuan mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. Zoti Pompeo u shoqërua në takim nga i dërguari i posaçëm i sapoemëruar për Venezuelën, Elliott Abrams.U

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPEKULIMET TEK KLUBI "ZIKALTËR"/ Marotta konfirmon: Kemi dëgjuar dëshirën e lojtarit, ai dëshiron të...
Previous article CHELSEA-SHEFFIELD WED/ Vendasit kalojnë në epërsi, Shënon Willian

k.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin Botë

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati? Botë

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati?

KAOS NË SHTËPINË E BARDHË PAS HUMBJES SË ZGJDHJEVE/ Rubio mendon dorëheqjen për t’u distancuar nga Trump para zgjedhjeve të 2028-ës Botë

KAOS NË SHTËPINË E BARDHË PAS HUMBJES SË ZGJDHJEVE/ Rubio mendon dorëheqjen për t’u distancuar nga Trump para zgjedhjeve të 2028-ës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT