• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E MESMANDATIT NË SHBA/ Demokratët mbajnë kontrollin e Senatit
Home
Botë

ZGJEDHJET E MESMANDATIT NË SHBA/ Demokratët mbajnë kontrollin e Senatit

13 November, 2022 s.autor Botë

Demokratët do të mbajnë kontrollin e Senatit amerikan pas fitores në shtetin e Nevadës.

Senatorja Chatherine Cortez Mastro ka mposhtur në Nevada kundërkandidatin e saj republikan, Adam Laxalt, i cili ishte mbështetur nga ish-presidenti Donald Trump. Këto janë rezultatet më të mira të Partisë Demokratike në zgjedhjet e mesmandatit në 20 vjetët e fundit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se është jashtëzakonisht i kënaqur me rezultatin, duke shtuar se është koha për republikanët të vendosin “se kush janë”.

Lideri i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, tha se rezultati tregoi se populli amerikan ka refuzuar atë që ai e quajti “retorikë të dhunshme” të Partisë Republikane.

Vetëm në Xhorxhia do të zhvillohet rundi i balotazhit në dhjetor. Në rast se dy partitë do të kenë numër të njëjtë të ulëseve në Senat, atëherë nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, do të ketë votën që do të vendosë.

Republikanët mund të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, teksa ende po numërohen votat për zgjedhjet e mesmandatit që u mbajtën të martën.

Nëse republikanët fitojnë në Dhomën e Përfaqësuesve, ata mund të pengojnë agjendën e Bidenit.

“Nuk jam i befasuar nga rezultati. Jam jashtëzakonisht i kënaqur. Mendoj se rezultati zgjedhor reflekton kualitetin e kandidatëve tanë”, deklaroi Biden në Kamboxhia, ku po merr pjesë në një samit.

Schumer tha se shteti ka “treguar se ne besojmë në demokracinë tonë dhe se rrënjët janë të forta dhe do t’ia dalim për aq kohë sa ne luftojmë për të”.

Cortez Mastro ishte në garë të ngushtë me Adam Laxalt për ulësen në Nevada, dhe arriti t’i siguronte partisë së saj një ulëse të rëndësishme në Senat.

Ky rezultat është një goditje e madhe për republikanët, që po prisnin të korrnin fitore ndaj partisë së presidentit Biden. Përderisa republikanët vazhdojnë të jenë favorit për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratët e Bidenit kanë dalë më mirë në zgjedhje sesa pritej.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, që ka insistuar në mënyrë të pabazuar se ka fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ka bërë pretendime të ngjashme edhe për zgjedhjet e mesmandatit. Trump pritet të njoftojë se do të garojë sërish për president më 2024. /REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDRNT NË TEPRLENË/ Përplasen dy automjete, plagoset një nga shoferët
Previous article "ÇIPA BIOMETRIKE NË DOKUMENTE REALE"/ Shqiptarët lënë gomonet me metodën e re për të mbërritur Anglinë, The Sun: Pasaportat reklamohen në “Tik Tok”, shmangin…

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK KA PROVA SE KA KRYER..."/ Trump përshëndet rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s: SHBA-të kanë nevojë për lidershipin e tij Botë

"NUK KA PROVA SE KA KRYER..."/ Trump përshëndet rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s: SHBA-të kanë nevojë për lidershipin e tij

PARALAJMËRON MOSKËN NGA VARSHAVA/ Rutte: NATO do të mbrojë çdo centimetër të Polonisë, askush nuk mundet… Botë

PARALAJMËRON MOSKËN NGA VARSHAVA/ Rutte: NATO do të mbrojë çdo centimetër të Polonisë, askush nuk mundet…

TRUMP I VENDOSUR: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush i drejton SHBA-të Botë

TRUMP I VENDOSUR: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush i drejton SHBA-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT