• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E “BE”/ Facebook forcon rregullat për reklamat politike
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET E “BE”/ Facebook forcon rregullat për reklamat politike

29 January, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Facebook tha se do t’i forcojë rregullat dhe masat mbrojtëse në lidhje me reklamat politike, “për të parandaluar ndërhyrjen e huaj” në zgjedhjet në Evropë dhe gjetkë.

Mjetet shtesë do të lansohen në Bashkimin Evropian në fund të marsit, për të ndihmuar në transparencë më të madhe të reklamave politike në Facebook, tha udhëheqësi i komunikimeve në gjigantin e teknologjisë, Nick Clegg.

Rregullat e reja do të kërkojnë që reklamat politike, të lidhura me zgjedhjet e BE-së në maj, “të autorizohen”, njofton REL.

Clegg, ish-zëvendëskryeministër i Briatnisë, i cili është punësuar në Facebook në tetor, tha të hënën në Bruksel se këto rregulla do të mbulojnë reklamat që “nuk mbështesin në mënyrë të qartë një kandidat apo parti politike, por që fokusohen në tema shumë të politizuara, si migracioni”.

Në një blog të vetin, rrjeti më i madh social në botë tha se “mjetet e transparencës për reklamat zgjedhore do të lansohen në Indi në shkurt dhe në Ukrainë dhe Izrael përpara zgjedhjeve të tyre, ndërsa do të zgjerohen globalisht para fundit të qershorit”.

Masat janë të ngjashme me ato të miratuara për zgjedhjet për Kongresin e SHBA-së në nëntor të vitit 2018, tha Clegg.

Facebook-u është kritikuar gjatë dy vjetëve të fundit për veprim të pamjaftueshëm për të luftuar lajmet e rreme, operacionet propagandistike dhe përhapjen e përmbajtjeve ekstremiste në platformat e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITET KONKURENCA/ Apple do të krijojë kufje me mbajtëse për t’ia kaluar Beats
Previous article SI "CJAPI TE KASAPI"/ Shqiptari KËRKOHEJ në të gjithë Europën, por shkoi vetë në...

k.autor

Postime të ngjashme

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi Botë

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s Botë

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit Botë

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT