• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 6 MARSIT/ Pëllumbi: Synojmë t’i fitojmë të 6 bashkitë! Presidentin e ri do preferonim nga radhët e PS-së
Home
Politikë

ZGJEDHJET E 6 MARSIT/ Pëllumbi: Synojmë t’i fitojmë të 6 bashkitë! Presidentin e ri do preferonim nga radhët e PS-së

26 January, 2022 F.autor Politikë

Në zgjedhjet e pjesshme lokale, Partia Socialiste synon t’i fitojë të gjashta bashkitë. Sekretari Organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi i ftuar në Report Tv tha se puna e bërë deri më tani do t’iu sigurojë fitoren më 6 mars, madje do thyejnë edhe Shkodrën, bastionin e demokratëve.

“Nuk na gjeti të papërgatitur, strukturat tona ishin në punë, ne thjesht filluam përgatitjet me ngritjen e shtabeve të punës. Të 6 bashkitë do të tentojmë ti fitojmë. Jemi në punë konkrete, me detyra konkrete, me organizime konkrete”, tha Pëllumbi në Report TV.

Pavarësisht se nuk janë bërë zyrtar emrat e kandidatëve, në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Pëllumbi tha se nuk do kandidojë asnjë deputet ndërsa ritheksoi edhe njëherë se pjesa më e madhe e Bashkive do të përfaqësohet nga gratë.

“Nuk do ketë asnjë deputet të PS, do tentojmë të kemi sa më shumë përfaqësim të grave në këtë përballje, të kemi sa më shumë përfaqësim dhe t’i japim sa më shumë mbështetje grave socialiste”, u shpreh Pëllumbi.

Deputeti Pëllumbi ironizoi situatën në kampin demokrat, teksa tha se do të bëjnë një fushatë elektorale të qetë dhe nuk kanë si synim të mbushin stadiumet e të tregojnë forcën e tyre. Ai tregoi edhe tri prioritet e Partisë Socialiste me të cilat do të ‘luftojnë’ në këtë ‘betejë’.

“Ne synojmë që të punojmë në të gjitha drejtimet, figura e duhur, programi i duhur, organizimi i duhur i strukturave lokale. Një fushatë e qetë se jemi akoma në kohë pandemike. Jemi në një betejë për 6 bashki lokale për 13 muaj. Nuk duam të mbushim stadiume, as të tregojmë forcë”, vijoi ai.

Duke u ndalur në anketën e Këshillimit Kombëtar, në pyetjen ‘Nëse duhet të legalizohet kanabisi për qëllime mjekësore’, Pëllumbi thotë se këtë e kanë në dorë qytetarët, por sipas tij kjo është diçka e nevojshme pasi kjo praktikë përdoret në të gjitha vendet perëndimore.

“Aty janë disa pika, është edhe kanabisi, por nuk është gjëja më e rëndësishme, a duhet që ne të lejojmë që të ardhurat e emigrantëve të futen brenda vendit përmes bankave. Ky është një element i rëndësishëm. Në parim përsakohë edhe në vendet më të rëndësishme perëndimore kjo gjë është lejuar, do të thotë që është i rëndësishme si lëvizje, a i kemi ne kapacitete për ta bërë këtë gjë që të mos na dalë nga kontrolli. Mendoni se qeveria është e aftë ta bëjë brenda kuadrit mjekësor. Është për qëllime mjekësore e kontrolluar nga shteti”, u shpreh sekretari organizativ i PS-së.

Sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri, Pëllumbi tha se do perferonin që ai të vendosej nga radhët e Partisë Socialiste, teksa theksoi se PS nuk e njeh më politikisht Metën pasi është shkarkuar nga parlamenti.

“PS ka qenë e qartë prej kohësh në raport me Presidentin e Republikës, ai ka bërë shkelje të Kushtetutës, parlamenti e ka shkarkuar ne politikisht nuk e njohim. Nëpërmjet GJK dhe përfundimit të mandatit, për disa muaj ai do ndryshohet. Kjo është arsyeja pse Meta ka filluar të artikulojë prezencën e tij në opozitë. Ne në fund të prillit përgatitemi për procedurat, sepse mbaron mandati. Do na pëlqente shumë që presidenti të ishte nga PS, se vetëm njëherë ka qenë, se ka qenë gjithmonë figurë e PD, si në opozitë ose pushtet”, tha Pëllumbi në Report Tv.

Referuar raportit të “Transparency International” për korrupsionin se Shqipëria ka zbritur me një pikë në krahasim me një vit më parë, Pëllumbi tha se PS po punon për të luftuar korrupsionin, sipas tij ka ndryshim të dukshëm krahasuar me vite më parë.

“Kur vjen fjala për ca shkruhet në letër ne jetojmë këtu, ne dimë si kemi qenë dhe ku jemi, për të marrë një certifikatë duhet të jepje ca lekë, sot e ke online. Kjo është një luftë. Ky lloj sistemi e ka pjesë shoqëruese, puna është si e lufton qeveria por edhe sa e përgatitur është shoqëria për ta luftuar”, theksoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 28 VJETORI I PUTHJES SE PARE/ Kryemadhi del nga kostumi i politikës, publikon videon për Ilir Metën
Previous article AKORDI VLAHOVIC-JUVENTUS/ Fiksohet data e zbarkimit në Torino dhe e debutimit me fanellën e “Zonjës”

F.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT