• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Basha tallet me qytetarët. “Ngre” pagën minimale 36 mijë lekë, takson rrogat mbi 30 mijë lekë
Home
Politikë

ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Basha tallet me qytetarët. “Ngre” pagën minimale 36 mijë lekë, takson rrogat mbi 30 mijë lekë

29 January, 2021 Delo.autor Politikë

Ditën e djeshme kreu i PD, Lulzim Basha, prezantoi programin ekonomik të Partisë Demokratike.

Ka një detaj nga shumë që mund të thuhen që Basha gënjen hapur për taksat dhe tregon se edhe pagën minimale do ta taksojë.

Lulzim Basha tha që do të ketë taksë 9% për të gjitha të ardhurat, për çdo lloj page dhe do të ruhet fasha për 30 mijë lekë të reja, pra personat që marrin pagë deri në 30 mijë lekë nuk do të taksohen 9%, por kushdo që paguhet mbi këtë pagë do të taksohet.

Gjithashtu në programin e tij, Basha tha se paga minimale do të shkojë 36 mijë lekë të reja ndërkohë taksa do të jetë 9% për çdo pagë mbi 30 mijë lekë.

Atëherë kujt ja heq taksën Lulzim Basha?

Këtu rezulton të jetë një gënjeshtër sepse paga minimale do të jetë 36 mijë lekë të reja apo 360 mijë të vjetra dhe nuk do të ketë njeri me pagë 30 mijë lekë.

Ndërkohë që rritja e pagës minimale mund të bëhet me dy faza, pra nga 30 në 33 mijë çka do të bënte që automatikisht të ardhurat e 9% me rritjen e pagës minimale do i fuste në xhep shteti.

Paga minimale rritet me 10% dhe 9% i merr qeveria, apo paga minimale më vonë mund të shkojë 360 mijë lekë dhe sërish 9% i merr qeveria.

Pra, ajo që thotë Basha që deri në pagën 30 mijë lekë të reja nuk do të ketë taksë nuk do të ekzistojë sepse nuk do të ketë më pagë 30 mijë lekë, shkruan CNA.Al.

Kujt do ja heqë taksën Luli?
Tani ky ose është lapsus ose është gënjeshtër për strategji. Në rast se është lapsus, ata që e kanë bërë programin duhet ta korrigjojnë, në rast se është gënjeshtër presim ta shohim sepse nuk mund të ndodhë që të heqësh taksat dhe shtetin ta bësh pa mbledhur të ardhura. Ku do i gjejë lekët?

Atëherë Luli thotë që do heqë taksën për pagat deri në 30 mijë, por nuk do të ketë më pagë 30 mijë lekë dhe do të rritë pagën minimale që tu marrë taksën 9%.

Pra, nga një program i cili do të ruante shtresat me paga minimale për të krijuar shtresën e mesme duket që do të ketë një rritje të pagës minimanale që shteti të mbledhë të ardhurat. Do t’i nxjerrë nga njëri xhep për t’i futur në xhepin tjetër dhe qytetarët do të marrin sërish aq sa merrnin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E KLODIAN RASHËS/ Çfarë ndodhi mes të riut dhe efektivit të “Shqiponjave” pak para krimit (DETAJET)
Previous article RREGULLAT E SJELLJES SË POLICISË MË 25 PRILL/ Kur hyn në qendrat e votimit e numërimit dhe si do shoqërohen kutitë. Ushtria dhe SHISH do qëndrojnë... (DOKUMENTI)

Delo.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT