• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E KLODIAN RASHËS/ Çfarë ndodhi mes të riut dhe efektivit të “Shqiponjave” pak para krimit (DETAJET)
Home
Breaking News

VRASJA E KLODIAN RASHËS/ Çfarë ndodhi mes të riut dhe efektivit të “Shqiponjave” pak para krimit (DETAJET)

29 January, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Klodian Rashës, mëngjesin e 8 dhjetorit të vitit të kaluar. Prokuroria ka zbuluar se efektivi i forcave Shqiponja, Nevaldo Hajdaraj, është përplasur fizikisht me viktimën përpara se ta qëllonte për vdekje me dy plumba pas shpine, në rrugicën e shtëpisë së tij, teksa Rasha kishte dalë jashtë banese në shkelje të rregullave anti-covid.

Ky fakt është zbuluar nga këqyrja e kamerave të sigurisë. Në pamje shihet qartë që Nevaldo Hajdaraj, i cili ishte vënë në ndjekje të të riut, e ka arritur atë dhe e ka kapur nga duart. Por, personi që më vonë u identifikua si Klodian Rasha, ka mundur t’i shpëtojë nga duart dhe të largohet.

Në këtë moment, Hajdaraj e ka qëlluar për vdekje. Nisur nga kjo provë e re, prokuroria thotë se efektivit i policisë duhet të përgjigjet për akuzën e vrasjes me dashje, pasi fakti që ai i ka kapur duart, ai e ka patur të qartë që po qëllonte një person të paarmatosur. Që viktima dhe autori u përplasën fizikisht, ishte pohuar më herët nga Erion Gj, kolegu i Nevaldo Hajdaraj, i cili gjithashtu u vu në ndjekje të të riut, që s’iu bind urdhrit për t’u ndaluar.

Ai shprehej në dëshminë e tij se në momentin që ata u përplasen fizikisht, pa Nevaldon që u rrëzua dhe teksa po ngrihej dëgjoi dy krisma arme. Klodian Rasha u qëllua për vdekje në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit të 2020. Pranë vendit ku ai mbeti i vrarë, u gjet një pistoletë, që rezultoi se nuk i përkiste 25-vjecarit. Vrasja e Rashës u pasua me protesta dhe u bë shkak për largimin e Sandër Lleshaj nga posti i ministrit të Brendshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Mbërrin në Kosovë varianti i ri i koronavirusit, konfirmohen 3 rastet e para
Previous article ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Basha tallet me qytetarët. “Ngre” pagën minimale 36 mijë lekë, takson rrogat mbi 30 mijë lekë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër… Breaking News

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

INCENERATORI I TIRANËS/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të pandehur të tjerë Aktualitet

INCENERATORI I TIRANËS/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të pandehur të tjerë

POLICIA SHOQËROI 5 PERSONA/ Disa nga protestuesit lënë Kuvendin dhe nisen drejt komisariatit nr.1 Aktualitet

POLICIA SHOQËROI 5 PERSONA/ Disa nga protestuesit lënë Kuvendin dhe nisen drejt komisariatit nr.1

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT