• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT/ Sfida e Avdullah Hotit: Do kujdesemi që Vetëvendosja të mos ketë kurrë pushtet
Home
Rajon

ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT/ Sfida e Avdullah Hotit: Do kujdesemi që Vetëvendosja të mos ketë kurrë pushtet

23 January, 2021 Delo.autor Rajon

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se do të kujdese që Vetëvendosja të mos vinte kurrë në pushtet.

“Të tjerët e kanë ëndërr atë sepse s’flet askush me ta, sepse ata diskomunikohen sepse mundohen ta cenojnë rendin demokratik në vend. Veç janë duke e pa një imazh të mundësisë pushtet, dhe s’kanë për ta parë, ju garantoj. Veç me atë imazh që u del para syve natën, të mundësisë për pushtet, i kanë rënë në qaf KQZ-së si institucion i pavarur e duan të çmenden, e kërcënojnë, shantazhojnë e s’lënë gjë pa bë. S’e meritojnë të vijnë këta në pushtet. Kurrë asnjëherë. Edhe ne kemi me u kujdes që këta të mos vijnë në pushtet”, ka thënë ai.

Ka thënë se qytetarët në zgjedhjet e 14 shkurtit do të votojnë me zemër e me mendje.

Hoti dhe partia e tij, LDK, ishin në bashkëqeverisje me Vetëvendosjen, deri në qershor kur LDK-ja vendosi ta rrëzonte Albin Kurtin nga pushteti për të formuar vetë qeverinë. Me kërkesën e VV-së në Gjykatën Kushtetuese për kushtetutshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, të dënuar me burgim, Kushtetuesja vendosi për të rrëzuar Qeverinë Hoti duke çuar vendin në zgjedhje. Në aktgjykim ajo shtoi se u ndalohet kandidimi personave të dënuar për vepër penale në tri vitet e fundit. E si pasojë e kësaj pike, të premten Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk certifikoi listën e kandidatëve të VV-së me Kurtin në krye. Vetëvendosje sot pritet të ankohet ndaj vendimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRGJIMET E BUJSHME/ Artan Hoxha thirrje “Ndranghetas”: Amani na tregoni kush ka qenë kontakti juaj në Tiranë
Previous article "FUT NJË TUB KËTU SE KEMI CA VOTA ANDEJ"/ Rama inspekton punimet në Bypass-in e Beratit: Do të çlirojë frymëmarrjen e qytetit

Delo.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT