• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FUT NJË TUB KËTU SE KEMI CA VOTA ANDEJ”/ Rama inspekton punimet në Bypass-in e Beratit: Do të çlirojë frymëmarrjen e qytetit
Home
Politikë

“FUT NJË TUB KËTU SE KEMI CA VOTA ANDEJ”/ Rama inspekton punimet në Bypass-in e Beratit: Do të çlirojë frymëmarrjen e qytetit

23 January, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Një rrugë e re, që do të çlirojë frymëmarrjen e qytetit, të rënduar nga trafiku dhe sidomos të qendrës dhe të zonës historike është by-passi i Beratit siç tha kryeministri Rama.

“Është një rrugë që banorët e kanë patur ëndërr”, – shprehet Kryetari i Bashkisë, Ervin Demo dhe kjo për faktin se shumica prej tyre nuk e kanë shkelur asnjëherë, pasi ka qenë e pa aksesueshme.

“Bypass-i është 4.2 kilometra e gjithë gjatësia, me trotuare, ndriçim, korsibiçikletash të dedikuara. Është një zonë ku qytetarët e Beratit, shumica me shumë gjasa nuk kanë shkelur asnjëherë këtu, pasi ka qenë e paaksesueshme. Në krahun tjetër kemi kalanë e qytetit. Kjo nuk u shërben vetëm banorëve të Beratit, por edhe banorëve të Bashkisë Poliçan dhe Çorovodë. Shkurtohet rrugëtimi i tyre prej minimumi 20 minuta“, – thotë kryebashkiaku Demo.

“Deri më sot kalonin kamionët mes për mes qytetit. Me këtë aks largohet i gjithë trafiku i rëndë nga qendra e qytetit dhe nga zona historike, – shprehet drejtori i FSHZH Dritan Agolli, – duke e kaluar këtu dhe duke i dhënë edhe vlerë të shtuar, pikërisht atë që Berati ka nga pikëpamja e ofertës turistike.”

Të njëjtin fakt pohon dhe Kryeministri, i cili thekson se “hapja e rrugës do t’i sjellë një tjetër dimension zhvillimi, por më e rëndësishmja është që e lehtëson maksimalisht qytetin nga mjetet e rënda.”

Kryeministri nënvizon se me projekte të tilla zhvillimore, vendi ka dalë nga rruga pa krye e ndërtimeve pa kriter, afatshkurtra dhe jo strategjike. “Na duhet të bëjmë dhe gjëra që duhet të ishin bërë me kohë. Nuk u mendua në mënyrë strategjike. U mendua “hajde o burra”, “hidh ca çakull këtu, shtro ca asfalt atje” “fut një tub këtu se kemi ca vota andej, dil aty se janë tanët” dhe faktikisht u bë kioska-kioska gjithë zhvillimi.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT/ Sfida e Avdullah Hotit: Do kujdesemi që Vetëvendosja të mos ketë kurrë pushtet
Previous article MOTI I KEQ/ Rikthehen reshjet e borës në Korçë, zbardhen fshatrat turistikë të Dardhës dhe të Voskopojës

Delo.autor

Postime të ngjashme

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT