• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 11 MAJIT/ Ministrja Pirdeni: Pezullohen rekrutimet dhe punësimet në administratë
Home
Politikë

ZGJEDHJET E 11 MAJIT/ Ministrja Pirdeni: Pezullohen rekrutimet dhe punësimet në administratë

27 February, 2025 s.autor Politikë

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni u shpreh sot në një dalje për mediet nga Kryeministria se, qeveria ka miratuar një vendim lidhur me marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.

“Qëllimi i këtij vendimi është që të garantojë paanshmërinë e të gjithë procesit zgjedhor dhe të garantojë një klimë të barabartë për kandidimin e të gjithë kandidatëve të të gjitha forcave politike, duke pasur parasysh detyrimin e administratës publike, detyrim që buron nga Kodi Zgjedhor për të garantuar paanshmërinë e administratës përgjatë këtij procesi”, tha Pirdeni.

Ministrja nënvizoi se, “qëllimi i këtij vendimi është të saktësojë më në detaje të gjitha detyrimet që kanë të gjithë nëpunësit publikë, veçanërisht nëpunësit civilë, por edhe nëpunësit e tjerë të administratës shtetërore në lidhje me angazhimin e tyre gjatë procesit zgjedhor, natyrisht në plotësim dhe në garanci të plotë të të gjitha të drejtave kushtetuese dhe lirive të tyre kushtetuese, por duke marrë në konsideratë detyrimet që për punonjësit e administratës publike zbatohen disa detyrime specifike”.

Këto detyrime, theksoi, Pirdeni, “janë të një niveli tjetër, edhe më të përforcuara për një kategori tjetër të punonjësve të administratës publike, sikurse janë punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Gardës së Republikës, ushtarakët aktive, natyrisht edhe për punonjësit e Shërbimit Informativ për të cilët garantimi i de politizimit të tyre përgjatë kësaj periudhe është gjithashtu domosdoshmëri për t’u garantuar”.

Në këtë vendim, shtoi Pirdeni, “jemi siguruar që të parashikohen në detaje të gjitha zotimet që do të duhet të ndërmarrin të gjithë drejtuesit e institucioneve, titullarët e ministrive, drejtuesit e institucioneve të varësive, për të garantuar që të organizohet puna paraprakisht për të informuar, për të mirëorganizuar të gjithë procesin e respektimit të detyrimeve që burojnë nga Kodi Zgjedhor, për të ushtruar kontrollet periodike, mbi institucionet e tyre në varësi, për të garantuar një monitorim të plotë të të gjithë funksionimit të administratës, përdorimit të burimeve njerëzore, por edhe atyre materiale përgjatë gjithë periudhës parazgjedhore”.

Gjithashtu, theksoi ministrja, “parashikohet shprehimisht në këtë vendim që sikurse diktohet nga Kodi Zgjedhor, Departamenti i Administratës Publike do të pezullojë të gjithë procedurat e rekrutimit për periudhën e fushatës zgjedhore, pra nga 11 prilli deri në 11 maj, me qëllim që të garantohet një proces zgjedhor i rregullt dhe i drejtë”.

Pirdeni shtoi se në këtë vendim qeveria ka kaluar në një nivel tjetër për të garantuar një standard edhe më të lartë të parandalimit të përdorimit të administratës publike përgjatë procesit zgjedhor, duke parashikuar që që prej datës 3 mars do të ndalohet çfarëdolloj procedure rekrutimi përmes atyre institucioneve që rekrutojnë punonjësit e tyre përmes Kodit të Punës, që të marrin në punë dhe të punësojnë punonjës të rinj”.

Natyrisht, shtoi Pirdeni, “procedurat e nisura do të duhet që të përfundojnë, por asnjë procedurë e re punësimi në ministri, në institucionet e varësive, por edhe në të gjitha ato shoqëri aksionere, ku shteti është pronar nuk do të zhvillohen procedura rekrutimi të reja dhe ky vendim parashikon vetëm një përjashtim që vetëm në raste të jashtëzakonshme kur bëhet fjalë për nevojat emergjente për të plotësuar ato detyrime që burojnë nga legjislacioni në fusha sikurse janë infrastruktura kritike, shëndetësia, arsimi ose mbrojtja, nën përgjegjësinë e drejtuesit të institucionit do të garantohet që ato nevoja emergjente të plotësohen”.

Pirdeni u shpreh se, “përtej nevojave emergjente i gjithë ky proces i rekrutimit do të pezullohet për të gjithë punonjësit, marrëdhëniet e të cilëve rregullohen me Kodin e Punës që nga 3 marsi e deri në 11 maj për të garantuar që i gjithë ky proces parazgjedhor të zhvillohet në një klimë të qetë, në një klimë në përputhje të plotë me të gjitha standardet e paanshmërisë të administratës publike, por edhe në respektim natyrisht të të gjitha të drejtave dhe detyrimeve që kanë nëpunësit e institucioneve tona”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori shqiptar
Previous article U LARGUA NGA SHTËPIA VIP/ Reagimi i Gjestit pas Zarfit të Zi: Pata një moment të vështirë

s.autor

Postime të ngjashme

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji Politikë

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme Breaking News

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT