• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Austria voton me atmosferë kundër emigrantëve e myslimanëve
Home
Europë

ZGJEDHJET/ Austria voton me atmosferë kundër emigrantëve e myslimanëve

15 October, 2017 Redaktor1 Europë, Politikë

Ne Austri 6,4 milionë votues jane ftuar ne zgjedhje për parlamentin e ri. Në garë janë 16 parti.

Österreich Wahlkampf

Pas një fushate elektorale të përqendruar në temat e imigrimit, të islamizimit dhe të refugjatëve dhe një gare të populistëve nga e djathta dhe fare nga e djathta, shancet më të mira për të fituar zgjedhjet i ka kandidati i konservatorëve, Sebastian Kurz.
Kancalari aktual dhe shefi i social-demokratëve Christian Kern parashikohet sipas anketimeve që të zërë vendin e dytë. Për shkak të debateve të vazhdueshme për temat e imigrimit, islamizimit, refugjatëve dhe të mbrojtjes së kufirit gjatë fushatës zgjedhore në Austri, pritet që partia populiste e djathtë FPÖ me kandidatin e saj kryesor Heinz-Christian Strache të fitojë mjaft vota.
Islamizimi dhe imigrimi tema të fushatës
Sebastian Kurz, kandidati kryesor i Partisë Popullore Austriake (ÖVP), tha gjatë fushatës elektorale se do t’i mbrojë më mirë kufijtë e vendit, do të luftojë islamizmin politik dhe ta kufizojë imigrimin.
Österreich Wahlkampf (DW/B. Riegert)
Partia opozitare Partia e Lirisë (FPÖ) propagandon në thelb të njëjtën gjë, por mendon se temat e saj ia kanë vjedhur të tjerët. Kështu që fushata elektorale e kandidatit kryesor të FPÖ, Heinz-Christian Strache në pjesën më të madhe përbëhej nga kritika ndaj ministrit të Jashtëm Sebastian Kurz. Sipas Straches, Kurzit i mbërrijnë valët me vonesë, ai e kuptoi vite më pas FPë-së rëndësinë e disa temave si islamizimi dhe imigrimi.
Österreich Eyüp Sultan Moschee (picture-alliance/chromorange/E. Weingartner)
Gjatë fushatës u publikua edhe një studim, në bazë të të cilit një në tre xhami në Vjenë punon në mënyrë aktive kundër integrimit të suksesshëm. Studimin e kishte porositur dhe e prezantoi kandidati kryesor i ÖVP, Sebastian Kurz. Problemi në këtë studim: prej rreth 400 xhamive në Vjenë, për studimin u shfrytëzuan vetëm 16. Bashkësia Islamike në Austri (IGGiÖ) reagoi menjëherë dhe në mënyrë jashtëzakonisht kritike: “Ne besojmë se bëhet fjalë për një studim të porositur, që ndjek synime politike: kallëzim publik të institucioneve myslimane dhe vënien në pikëpyetje të doktrinës së tyre. Me etikë shkencore, kjo porosi politike nuk ka asgjë të përbashkët”, thuhet në një deklaratë të IGGGiÖ.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, i “forti” i Shijakut bënte fushatë për demokratët
Previous article Video/ Presidenti Meta siç nuk e keni parë herë tjetër, zhvesh kostumin e politikës

Redaktor1

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT