• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET 2021/ Jozefina Topalli, një “armike” perfekte përballë Lulzim Bashës
Home
Ekskluzive

ZGJEDHJET 2021/ Jozefina Topalli, një “armike” perfekte përballë Lulzim Bashës

12 September, 2020 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Është zëri më i qartë, më i plotë, më i besueshëm dhe më me ndikim brenda rradhëve të demokratëve, për të qenë jo vetëm një oponente e përkryer. Jozefina Topalli është sot padyshim, “armikja” më përfekte përballë Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Madje sot, më shumë dje. Përpara zgjedhjeve të 2021, edhe më shumë sesa përpara atyre të 2017, kur ai e hoqi në mënyrën më të shëmtuar nga lista e kandidatëve për deputetë të opozitës.

Sa herë që mediat dhe pjesa racionale e shoqërisë kanë nevojë për një zë të arsyeshëm, për tiu referuar zhvillimeve politike, zonja Topalli e ka thënë fjalën e saj. Sepse ajo nuk është një zë kritik vetëm për Lulzim Bashën, por edhe më tepër ndaj mazhorancës së Kryeministrit Edi Rama.

Madje, më e hershmja dhe më konsistentja, nga të gjitha zërat e politikanëve të djathtë shqiptarë të tranzicionit. Në një intervistë të fundit, Jozefina Topalli është shprehur se mëgjithëse jashtë parlamentit dhe siglave të partive politike, ajo do ta vazhdojë betejën e saj politike për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe demokratëve të papërfaqësuar. Në këto momente ku ndodhemi, për shkak të dobësisë së PD dhe “Opozitës së Bashkuar”, ajo gjykon se është koha për një lëvizje të re politike për ndryshim të nisur nga qytetarët dhe të rinjtë.

Vetë Jozefina Topalli bën gjithmonë kujdes që ta shmangë protagonizmin individual. Kjo lëvizje duket se është duke u ngjizur, por e sigurtë është se të djathtët e papërfaqësuar dhe gjithë të zhgënjyerit nga lidershipi i Lulzim Bashës në këto 7-8 vitet e fundit, nuk mund të gjejnë për momentin një pikë referimi më të mirë se ajo. Të gatshme për të marë në dorë skeptrin e së djathtës së vërtetë opozitare, që nuk bën kompromis me lidershipin aktual. Sepse në ndryshim nga Lulzim Basha, Jozefina Topalli është edhe histori, edhe vizion. Edhe qëndrestare, edhe karizmatike. Edhe përfaqësuese e të djathtës së vjetër tradicionale, edhe asaj të re të krijuar pas rrëzimit të komunzimit në Shqipëri. Si ish- nën Kryetarja e parë e PD dhe ish Kryerarja e Parë e Parlamentit në historinë e Shqipërinë, është portretizimi i gjithçkaje tjetër që i mungon Lulzim Bashës për të qenë i besueshëm dhe frymëzim për rikthimin e opozitës në pushtet.

Të gjitha indikacionet dhe sondazhet e opinionit publik, e tregojnë këtë. Madje, brenda koridoreve të SHQUP dhe labirintheve të opozitës së rrugës, çdo qëndrim i saj publik përjetohet edhe më keq sesa qëndrimet më të forta të të gjithë kundërshtarëve të tjerë jo të pakët të Lulzim Bashës, brenda gardhit të gjerë të kundërshtarëve të qeverisë. Megjithëse prej 4 vitesh e larguar nga jeta aktive politike, PD nuk ka ende sot një figurë zonje që do ta rivalizonte, në rolin e saj të dikurshëm. Ky boshllëk është edhe më i madh, po të kemi parasysh se Jozefina Topalli mbetet një figurë emblematike politike për Shkodrën në veçanti dhe veriun e Shqipërisë në përgjithësi, e cila ka patur gjithmonë në historinë e Shqipërisë figura të spikatura në Parlamentin dhe politikën shqiptare, duke i dhënë tonin zhvillimeve të vendit. Ndryshe nga Lulzim Basha, ajo është për një aksion të përhershëm opozitar dhe jo me sezone.

Jozefina Topalli e ka akuzuar në vijimësi kryetarin e PD për stilin e tij prej gjumashi politik, i cili më shumë sesa hallet e demokratëve, opozitarëve dhe shqiptarëve sheh interesat e tij personale. Ajo e ka kritikuar atë për hipokrizinë e luftës ndaj oligarkëve, ndërkohë që ulet për dreka e darka me ta, duke patur sipas saj, edhe përfitime direkte prej tyre. Këto dhe shumë elemente të tjera të një figure qytetare antikomuniste, e bëjnë Jozefina Topallin një “armike” perefekte përballë Lulzim Bashës dhe një pike të pashmangshme referimi për opozitarët shqiptarë.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREMIER LEAGUE/ Leeds shokon kampionët, Alisson dorëzohet përballë sulmuesit (VIDEO)
Previous article U MUNDUA TA MBANTE TË FSHEHTË/ Ja kush e shoqëroi Butrintin në Paris (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat Aktualitet

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT