• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 2021/ A janë këto 10 “armët sekrete” të opozitës kundër PS?
Home
Ekskluzive

ZGJEDHJET E 2021/ A janë këto 10 “armët sekrete” të opozitës kundër PS?

15 September, 2020 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Opozita shqiptare duhet të jetë e vetmja në historinë e demokracive liberale që kërkon të rikthehet në pushtet pa sjellë asgjë të re. Mirë që nuk ka një program të ri, apo ndonjë platform, alternativë apo ide të re, sesi mund ta bëjë ndryshe Shqipërinë e pas qeverisjes së Edi Ramës. Por, nuk ka ndryshuar çuditërisht as kujat e karrocës së saj.

Do ti paraqitet shqiptarëve për garën e 25 prillit 2021, me të njëjtët kuaj të ngordhur e gërdallë. Të lodhur nga vërdallisja deri në marramëndje rreth vetëvetes. Rreth të njëjtave fjalë, sharje, fyerje, fjalor, fjalime, postime, komente e deklarata për kundërshtarin. Për Partinë Socialiste. Për Edi Ramën. E vetmja gjë për të cilën janë në garë me njëri tjetrin janë sharjet, fyerjet, kërcënimet, ofendimet, vulgaritetet, fake neës-et, shpifjet, gënjeshtrat, mashtrimet.

E pasi kanë postuar banalitetin e tyre të radhës, i sheh sesi ia shpërndajne e suportojnë gjithë zell, entuziazëm e kënaqësi njeri- tjetrit në rrjet përmes komentesh të njëjtë, sesi e kanë thyer në mes dhe po e dëmtojnë shumë rëndë prej 7 vjetësh e gjysëm me radhë qeverinë. Në vitet e para të demokracisë, keq apo mirë në ishte, ka qenë traditë që në çdo palë zgjedhje të reja, ripërtërihej të paktën 50% e ekipit kombëtar me të cilën PD dhe partitë e tjerë opozitare të sotme, i kërkonin votën shqiptarëve në zgjedhje. Derisa mbeti pa u ndryshuar asnjëri prej shumë kohësh dhe tani, kur të mbushin 8 vite qëndrimi në opozitë, do të kenë të njëjtët njerëz me të cilët e humbën pushtetin më 2013.

1.Sali Berisha, ka hyrë në politikë që në vitin 1990 dhe prej 30 vjetësh vazhdon të jetë po aty. E tha se do të kandidojë sërisht si oferta e re e PD dhe opozitës. Në vitin 2025 do festojë 81 vjetorin në Parlament.

2.Lulzim Basha, hyri në politikë me Komitetin e Orientimit të Politikave (KOP) në vitin 2005 si prurje e re e PD. Në vitin 2025, do festojë 20 vjetorin e qënies në politikë si ministër, kryetar bashkie, kryetar partie.

3.Ilir Meta, u bë pjesë e politikës shqiptare ditën që mori pjesë në takimin e studentëve të dhjetorit ’90 me ish Presidentin komunist Ramiz Alia. Më 2025, mbush plot 35 vjet në politikë. Enveri do ta kishte zili.

4.Monika Kryemadhi, pjesë e jetës aktive politike duke nisur nga FRESSH, deputete dhe Kryetare e LSI. Në vitin 2025 do të jetë 51 vjeçe dhe do të ketë më shumë vite aktive në politikë sesa jetë jashtë saj.

5.Dashamir Shehi, disa herë ministër dhe zv Kryeministër që në vitin 1992 dhe vazhdon të jetë pjesë e jetës aktive politike si kryetar i LZHK. Në vitin 2025 do të mbushi plot 33 vjet në politikë dhe Parlament.

6.Nard Ndoka, prej 20 vjetësh pjesë e jetës aktive politike të vendit, si deputet dhe ministër i Shëndetësisë herë me PD, herë me PDR e Pollos, tani si kryetar i demokristianëve. Kërkon që të jetë sërisht deputet.

7.Fatmir Mediu, pjesë e jetës aktive politike të Shqipërisë prej 20 vitesh si Kryetar i Partisë Republikane, deputet e ministër i Mbrojtjes në kohën e tragjedisë së Gërdecit. Është pjesë e ofertës së “re” opozitare.

8.Vangjel Dule, në vitin 2025 mbush 23 vjet si Kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe ka qenë gjatë kësaj periudhe deputet dhe në vitin 2013 nën Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë.

9.Agron Duka, ka nisur në kohën kur Fatos Nano ishte Kryetar i PS, karrierën politike si Prefekt i Durrësit dhe Ministër Bujqësie pas vitit 2000. Prej atëherë, deputet i Parlamentit. Tani edhe Kryetar i PAA.

10.Shpëtim Idrizi, ka nisur karrierën brenda PS duke mbajtur poste të rëndësishme drejtuese, më pas deputet e nën Kryetar i Parlamentit. Prej vitesh kryetar i PDIU. Në 2025 mbush çerek shekulli në politikë.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REVOLTOHET Tritan Kalo: O ish-brekëgrisur, që sot i keni vilat në Lalëz e Rolling Hills, s’do keni vrimë ku të futeni
Previous article LAJM I KEQ TEK INTER/ Ylli i ekipit dëmton shpatullën dhe krahun në miqësore

F.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT