• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZGJEDHJE TË BRENDSHME NË PS/ Kush po i monitoron 3 rajonet, ja kur mblidhet Kongresi
Home
Politikë

ZGJEDHJE TË BRENDSHME NË PS/ Kush po i monitoron 3 rajonet, ja kur mblidhet Kongresi

10 September, 2019 Delo.autor Aktualitet, Politikë

Partia Socialiste ka nisur procesin zgjedhor në të gjitha strukturat e saj.

Deri në muajin nëntor do të bëhen zgjedhjet për kryetarët e organizatave socialiste, kryetarët e PS-së në çdo bashki, asambletë e bashkive dhe delegatët e Kongresit. Do të jetë Kongresi Zgjedhor i PS-së, i cili do të zgjedhë me votë Asamblenë e re Kombëtare, e cila më pas do të votojë për kryesinë dhe sekretariatin ekzekutiv të saj.

Por, që të ketë një mbikëqyrje sa më të mirë të zgjedhjeve në të gjithë territorin, kryesia socialiste, nën drejtimin e Edi Ramës, vendosi që ta ndajë strukturën socialiste në tri rajone të mëdha, me nga katër qarqe secila.

Monitorimi i tri rajoneve do të bëhet nga tri figurat kryesore të PS-së: Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla, i cili është dhe sekretari i përgjithshëm i PS-së dhe kryetar i Asamblesë Kombëtare.

Kryetari i PS-së, Edi Rama, do të drejtojë rajonin Lezhë-Shkodër-Dibër-Kukës, ndërsa sekretari i përgjithshëm, Taulant Balla, do të koordinojë qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, do të jetë koordinatori i rajonit të Jugut, që përfshin qarqet e Fierit, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Të gjithë drejtuesit politikë në të 12 qarqet, kryesisht ish-ministra, të cilët kanë drejtuar dy fushatat zgjedhore, ato parlamentare të 2017 dhe ato vendore të 2019, do të vijojnë punën e tyre organizative deri në mbledhjen e Kongresit Zgjedhor të PS-së në muajin nëntor.

Por, ata do të jenë nën mbikëqyrjen e tre drejtuesve të PS-së, të shpërndarë në të gjithë vendin sipas rajoneve, të krijuara dje në kryesinë e PS-së. Kryesocialisti tha dje pas mbledhjes së kryesisë së PS-së se, edhe pse mori një rezultat mbi pritshmëritë e saj, e di shumë mirë çfarë potencialesh ka dhe se është i vetëdijshëm se ka ende shumë rezerva, duke lënë të kuptohet se do të ketë lëvizje të mëdha nga ana organizative në këtë parti.

ZGJEDHJET NE PS

Organizatat socialiste
16 shtator – 10 nëntor
Kryetarët e PS në çdo bashki
17 nëntor – 7 dhjetor
Konstituimi i KS dhe Asambletë
8-20 dhjetor
Kongresi Zgjedhor Janar 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PËRFSHINË DY AUTOMJETE/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, tre persona në...
Previous article KOMISIONI I VENECIAS ZBARKON NË TIRANË/ Zbardhet axhenda e takimeve në Kuvend

Delo.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës Politikë

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT