Kujtim Gjuzi jo vetëm që mezi po pret të marr mandatin e deputetit, por tashmë është gati dhe për zgjedhjet bashkiake.
Kandidati i cili së shpejti do të futet në Kuvend, ka postuar ditën e sotme një foto, ku prezanton edhe një kandidat të partisë së tij për bashkinë e Krujës.
“KONSULENCE ME BIZNESMENIN BRONEO MUKA DHE ZOTIN DOKU BORNEO MUKA JURIST I GATSHEM TE JETE KRYETARI I BASHKISE KRUJE.
ME DATE 01.07.2019 FILLON USHATA PER KONSERVATORET NE KRUJE”, ka shkruar kryetari i Partisë Konservatore.
Por veçmas kandidimit të biznesmenit, ajo që bën përshtypje janë edhe gabimet e shumta që deputeti ka bërë.
Ndoshta nga shpejtësia, apo ndoshta gabime ortografike, por një fakt mbetet i sigurt, ky nuk është prezantimi më dinjitoz për një kandidat që pritet të garojë për bashkinë e Krujës.



