• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJA PËR PRESIDENTIN E RI/ Balla fton qytetarët të japin një emër përmes e-mailit. Ja kur do nisin konsultimet me opozitën
Home
Politikë

ZGJEDHJA PËR PRESIDENTIN E RI/ Balla fton qytetarët të japin një emër përmes e-mailit. Ja kur do nisin konsultimet me opozitën

18 April, 2022 s.autor Politikë

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka dalë sot në një komunikim me gazetarët në Kryesinë e Kuvendit mbi procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Balla ka ftuar dhe qytetaret te behen pjese e ketij procesi dhe të shprehin mendimin e tyre permes propozimit te nje emri se cilin do duan te jete presidenti i ri i vendit. Ky propozim duhet te behet ne email zyrtar te grupit parlamentar te PS.

Nderkohe Balla ka ftuar kryetaret e grupeve parlamentare te opozites per konsultime te marten pasdite. Balla tha se pjese e konsultimeve do jete PD, me kryetarin e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, Mesila Doda dhe Fatmir Mediu.

“Nesër në këtë sallë të grupit parlamentar ne do marrim propozimet e par me emra konkretë për kandidatë për President nga anëtarët e grupit parlamentar. Në një zarf të tillë cdo deputet i grupit parlamentar do ketë mundësinë të propozojë jo më shumë se 3 kandidatë.

Kjo është një prej pjesëve, më pas bashkë me listën dhe kolegun tjetër Damianin do vlerësojmë propozimet që vijnë nga brenda grupit parlamentar. Në të njëjtën kohë duam të nxisim dhe publikun të bëhet pjesë e këtij procesi ndaj në adresën zyrtare email të grupit tonë parlamentar do nxisnim publikun që të sjellin propozimet e tyre.

Ky është një standart i ri për tu ndarë nga kulisat e vjetra të konsultimeve për zgjedhjen e kryetarit të shtetit.

Dhe populli s’mund të përjashtohet nga e drejta për të sjellë propozime cdo qytetar i këtij vendi i lutur që në këtë adresë emaili, kemi zgjedhur komunikim zyrtar të sjellë propozimin e tij cili mendoj që ai duhet të jetë Presidenti.

E treta ka të bëjë me shoqërinë civile që të bëhet pjesë e konsultimeve. Në këtë sallë do ftojmë

E katërta janë konsultimet me grupet parlamentare të opozitës. Do i ftojmë grupet parlamentare e meqë koha është shumë e shkurtër do propozonim që në një takim të martën pasdite të tre kryetarët e grupeve parlamentare, Enkelejd Alibeaj, si kryetari i grupit më të madh të opozitës, të PD, Mesila Doda e Fatmir Mediu në një takim paraprak këtu në zyrat e Kuvendit me qëllim që të fillojmë të identifikojmë ose parimet kryesore të një dialogu konstruktiv mes katër grupeve parlamentare”, tha Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISHIN PROCEDURA..."/ Dj PM ironizon produksionin e “Big Brother VIP” dhe flet për martesën
Previous article E RËNDË/ Studenti bie nga lartësia dhe vdes gjatë festimeve për pashkët, njerëzit menduan se ishte shfaqje

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT