• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJA E PRESIDENTIT/ Katalonjë: Loja e maces me miun vazhdon
Home
Europë

ZGJEDHJA E PRESIDENTIT/ Katalonjë: Loja e maces me miun vazhdon

31 January, 2018 luljetaautor Europë, Nderkombetare

Papritur parlamenti i Katalonjës e shtyu votimin për zgjedhjen e Carles Puigdemontit si president rajonal. Presidenti i Parlamentit Roger Torrent do të fitojë kohë dhe kërkon një rrugëdalje.

Rreth një mijë gazetarë nga e gjithë Evropa janë akredituar në Parlament në Barcelonë, sepse të gjithë presin të hënën pasdite vazhdimin e dramës politike të Katalonjës: rizgjedhjen e Presidentit rajonal Carles Puigdemont: ose në mungesë, ose – dhe këtë mediet do ta kishin preferuar më shumë – që të hapet ndonjë kapak pusete në parkun tropikal para godinës së Parlamentit dhe prej saj të dalë Puigdemonti. Ai i pati ndezur pritjet e shtypit dhe një mbrëmje më parë pati postuar një fotografi të hyrjes së parlamentit.

Policia spanjolle dha kontributin e saj: automjetet kontrolloheshin në hyrje të kalimeve kufitare franko-spanjolle, kapakët e kanaleve në parlament u kontrolluan me të vërtetë dhe forcat e ndërhyrjes ishin në pozicione, që të pengonin një hyrje të fshehtë të udhëheqësit të koalicionit të pavarësisë.

Zhgënjim në mëngjes

Rreth orës 10 në mëngjes, Presidenti i parlamentit Roger Torrent i shoi shpresat për një ditë të madhe lajmesh. “Unë do të shkoj deri në fund për t’i mbrojtur të drejtat e Puigdemontit”, deklaroi ai, por njëkohësisht duke mos i dhënë mbështetjen e shpresuar Carles Puigdemontit. Fituesi i zgjedhjeve të dhjetorit pati shpresuar se deputetët do ta injoronin deklaratën e fundjavës të Gjykatës Kushtetuese, e cila pati urdhëruar një prani të detyruar për Presidentin e rajonit. Por Torrenti do të fitojë kohë. Ai e shtyu votimin për një datë tjetër, pa e caktuar atë. Me këtë ai vërtet që shkel të gjitha rregullat parlamentare, sepse afati përfundon në 31 janar, por me vogëlsi të tilla Independentistas nuk duan të merren.

Edhe një demonstratë dhe grindje pas perdeve

Pasdite mblidhen nën diellin më të bukur të dimrit ndoshta një mijë mbështetës të Carles Puigdemontit. “Ne nuk kthehemi pas”, thonë ata. Dhe”ti nuk je vetëm”. Grupi është vërtet i zhurshmëm, por kjo nuk mjafton për një demonstrim të fuqishëm force. Edhe në radhët e demonstruesve duket lodhje.

Pas perdeve përvijohen çarje në frontin politik. Partia e Puigdemont-it rri në sallë dhe disa të majtë të CUP thonë se do ta kalojnë demonstrativisht pasditen në parlament. Ata duan të tregojnë se nuk janë dakord me shtyrjen e votimit. Ata kanë ardhur për të votuar. Por Presidenti i Parlamentit, Roger Torrent bën pjesë në koalicionin ERC. Shefi i partisë së tij, Oriol Junqueras ndodhet që prej nëntorit në burg, i akuzuar për kryengritje dhe secesion. Thuhet se dy palët nuk flasin me njëri-tjetrin.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trump: Do të mbajmë hapur Guantanamon. Terroristët nuk janë thjesht kriminelë
Previous article VIDEO/ VAR nuk po pëlqehet, mund të hiqet vitin tjetër

luljetaautor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT